Pak orë nga finalja e Conference Leagu, Rama publikon pamjet e stadiumit të vjetër dhe premton: Shumë shpejt do ndërtohet edhe Teatri Kombëtar

May 25, 2022 | 8:38
SHPËRNDAJE

Kur na ndajnë edhe pak orë nga finalja e madhe e Conference Leagu, e cila do të luhet në stadiumin “Air Albania”, ku do ndeshen Roma dhe Feyenoord, kryeministri ka kujtuar stadiumin e vjetër.

edi rama 5

Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë ka publikuar pamjet e dikurshme të stadiumit, por edhe ato te sotme, ndërsa premton që ashtu sic u ndërtua “Air Albania” shumë shpejt do të ndërtohet edhe Teatri i Ri Kombëtar.

Rama e mbyll postimin e tij duke uruar të gjithë që të kalojnë sa më bukur këtë ditë të shënuar sportive për të tërë Europën këtu në Tiranë

“MIRËMËNGJES dhe me shpresën se ka akoma nga ju që e kujtojnë kur ju thosha se do të bëjmë një nga stadiumet më të bukur të Europës, aty ku deri para pak vitesh kishte mbetur një kalbësirë urbane në zemër të kryeqytetit, duke ju siguruar se siç u bë stadiumi i finales së sotme europiane një krenari kombëtare në Europë, do të bëhet së shpejti edhe Teatri i Ri Kombëtar, ju uroj të gjithëve ta kaloni bukur këtë ditë të shënuar sportive për të tërë Europën këtu në Tiranë”, shkruan Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura