Pak muaj më parë doli nga burgu, 26 vjeçari arrestohet me X5 (Emri)

Oct 22, 2020 | 20:46
SHPËRNDAJE

Një 29 vjeçar i liruar vetëm pak kohë më parë nga burgu, ka përfunduar në prangat e policisë së Korçës.

Screenshot_2-21

Klaus (Andi) Mullalli, u arrestua pasi në automjetin e tij X5, u gjet armë zjarri.

I riu, emër i njohur për policinë, rreth dy vite më parë, nën kërcënimin e armës, i ka marrë një 26-vjeçari, një shumë prej 400 mijë lekë dhe 130 euro.

Korçë:

Specialistët e Seksionit për hetimin e krimeve ndaj personit dhe pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit:

Klaus (Andi) Mullalli, 29 vjeç, banues në Korçë.

Ndalimi i tij u bë në bazë të urdhrit nr 09/10, datë 09.10.2018 të Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, pasi ky shtetas më datë 09.10.2018, në fshatin Boboshticë-Korçë, dyshohet se nën kërcënimin e armës, i ka marrë një 26-vjeçari, një shumë prej 400 mijë lekë dhe 130 Euro, një pjesë e të cilave iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” ,“Kanosja” parashikuar nga nenet 140, 278 dhe 84 të Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura