Pak javë para zgjedhjeve, Putin flet për lodhje të Perëndimit: Shumë shpejt…

Feb 10, 2018 | 8:48
SHPËRNDAJE

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u tha liderëve rusë të biznesit se ai beson se vendet perëndimore do të lodhen “së shpejti” nga sanksionet kundër Moskës dhe se marrëdhëniet do të përmirësohen.

E3A5D4BE-D8ED-43B4-B334-65B9934F13E9_w1023_r1_s

Putin i bëri komentet në një takim me dyer të mbyllura me Unionin Rus të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve – një grupim i shefave dhe manjatëve të kompanive.

“Mendoj se ata që e bëjnë këtë, do të lodhen vetë së shpejti. Shpresoj se do të fillojmë rrugën e marrëdhënieve normale”, cituan mediat ruse Putinin, duke folur për sanksionet e ndërmarra nga Perëndimi, shkruan Rel.

Komentet e Putinit vijnë disa javë përpara zgjedhjeve presidenciale të 18 marsit, të cilat pritet t’i fitojë Putin.

Megjithatë, ka raporte se elita ruse është e shqetësuar për sanksionet që kanë pasur efekt në ekonomi dhe kanë komplikuar marrëveshjet tregtare dhe biznesore me Perëndimin.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe të tjerë kanë vendosur sanksione kundër Rusisë, pasi kjo e fundit ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014 dhe ka ndërhyrë në konfliktin separatist në lindje të Ukrainës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura