“Pak javë para se kinezët të hanin supën e lakuriqit”- Manjola Nallbani hap arkivat dhe tregon: Qeshnim pa e ditur se çfarë do na priste

Mar 27, 2020 | 10:25
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Manjola Nallbani është izoluar në shtëpi prej shumë ditësh nga frika e koronavirusit. E ndërsa qëndronte e mbyllur, ajo u bë nostalgjike dhe filloi të gërmonte arkivën e fotove pak kohë para se të karantinohej.

Manjola ndau me fansat disa foto të realizuara në Londër dhe shkroi: “Londer ❤️ Pak jave para se Kinezet te hanin ate supen e lakuriqit??dhe qeshnim pa e ditur c’na priste! Prap dhe sot qeshim e kur te dalim ishalla ??????shendoshe nga kjo situate,do na shijoje me shume e qeshura e cdo gje tjeter! ?”

Këngëtarja sqaroi se përmendja e supës së lakuriqit të ngrënë nga kinezët ishte me humor dhe ironi.

“U dashka te sqaroj qe kjo puna e supes ishte me humor dhe ironi!?”- shtoi ajo.

Pak ditë më parë këngëtarja u shpreh në një intervistë televizive se kjo është një periudhë e vështirë për shqiptarët ndërsa vetë e kishte kaluar një sprovë deri diku të tillë kur ishte shtatzënë me vajzën.

“Është sigurisht një periudhë shumë e vështirë për të gjithë jo thjesht për mua. E kam kaluar njëherë një sprovë të tillë kur isha shtatzënë me vajzën e parë. më është dashur të rrij 3-4 muaj regjim shtrati dhe kjo më duket deri diku e durueshme. Do thoja nëse do kemi parasysh që në situata të tilla me mend as pse ndodhi, as si ndodhi dhe pse po e kalojmë këtë gjë duhet thjesht ti japim vetes forcë dhe të mendojmë se ka njerëz të tjerë që janë të sëmurë, që kanë kaluar tërmetin dhe shumë nga familjet nuk kanë çati mbi kokë. Ka njerëz që duhet ta përjetojnë në kushte më të këqija sesa ne,”-u shpreh Manjola.

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura