Pak ditë pasi kishte shkuar në Itali, adoleshenti shqiptar sulmohet dhe plagoset me thikë. Detajet e ngjarjes

Sep 25, 2022 | 9:06
SHPËRNDAJE

Ndodhej prej pak ditësh në Itali, por një adoleshent shqiptar është futur në telashe.

Polizia Pisa
Polizia Pisa

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një 17-vjeçar shqiptar që është goditur me thikë pasi është sulmuar nga disa persona që kanë pasur për qëlllim ta grabisin në Firence.

Sipas policisë që po ndjek rastin, djali po kthehej nga një shëtitje në qendër të qytetit mbrëmjen e së premtes kur është përballur me dy persona të panjohur në një rrugë në lagjen Rifredi.

Autorët e bllokuan kur ai zbriti nga tramvaji dhe e goditën me thikë fillimisht në këmbë, pastaj në gjoks për t’i marrë portofolin me para dhe sende të tjera personale.

17-vjeçari i gjakosur ka arritur të mbërrijë në qendrën e pritjes për të miturit në Via delle Panche ku ata më pas kanë lajmëruar ambulancën dhe është dërguar në urgjencën e spitalit Careggi.

Policia e njoftuar nga qendra për të mitur me ndihmën e një përkthyesi ka mësuar detajet e ngjarjes që i ka ndodhur adoleshentit.

Ansa raporton se djali flet vetëm shqip dhe për këtë arsye ishte e vështirë të rindërtoheshin faktet dhe të identifikoheshin autorët e sulmit. Hetimet janë në vazhdim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura