Pak ditë para lindjes së vajzës, Sara Hoxha fut trupin në allçi. Zbuloni arsyen

Dec 2, 2020 | 10:58
SHPËRNDAJE

Sara Hoxha dhe Ledri Vula pritet të bëhen prindër për herë të parë nga dita në ditë.

Dhe çifti i famshëm nuk ngurrojnë të ndajnë me ndjekësit në rrjetet sociale momente nga shtatzënia e blogeres.

Së fundmi, Sara Hoxha ka zbuluar se barku i saj i madh dhe i rrumbullakosur do të ruhet përjetë si skulpture gipsi.

Ajo është futur në allçi, duke realizuar skulpturë me hiret e saj trupore gjatë shtatzënisë, për t’i ruajtur si kujtim.

Blogerja publikoi fotot në rrjetet sociale dhe shkroi: “Ishte shumë qejf. A ka ndonjë gjë tjetër që mund të bëjmë për të ruajtur në kujtesë barkun e rrumbullakosur? ? Do t’iu tregoj njëherë tjetër se çfarë kam ndërmend të bëj me të, nuk ka përfunduar ende.”

Në një mini-intervistë me ndjekësit pak ditë më parë, Sara Hoxha zbuloi se ende nuk e ka gjetur emrin e vajzës.

Ndërsa pyetjes së imazhin e saj do e mbajë privat, ajo u përgjigj se këtë do e vendosë kur vogëlushja të vijë në jetë.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura