“Pajisja përgjuese u fut në Doganë nga një BMW me targë italiane”

May 18, 2016 | 8:53
SHPËRNDAJE

Drejtuesi i emisionit “Opinion” Blendi Fevziu shkruan se, “pajisja e përgjimit” përdorimi i së cilës nga Policia Shqiptare ka shkaktuar debat të madh politik në vend, ndodhet në Shqipëri prej më shumë se dy muajsh.Fevziu

“Një informacion i rezervuar dëshmon se ajo është futur në Shqipëri mëngjesin e datës 12 Mars 2016, nga porti i Durrësit, në bagazhin e makine BMË me targa italiane. Ne nuk kemi arritur të zbulojmë përkatësinë e makinës dhe poseduesin e saj. As lidhjet e tij me shërbimet policore apo sekrete italiane”, shkruan Fevziu.

Më tej gazetari i njohur shton se, “pajisja është një pajisje e sofistikuar izraelite e modelit IMSI-Catcher, e cila shërben si për identifikimin e numrave telefonikë në një distancë të madhe, ashtu edhe për dekriptimin e bisedave të kriptuara si Viber dhe Ëhatsaap”.

Sipas tij, “pajisja luan rolin e një antene të telefonisë celulare false dhe klonon në moment numrin i cili do të përgjohet. Që nga ky moment, çdo bisedë audio dhe çdo SMS shkon si tek numri ku është nisur ashtu edhe në numrin e klonuar që ndodhet në këtë pajisje”.

Policia shqiptare mendohet se e ka përdorur atë në disa operacione për identifikim të numrave në ndjekje, por nuk thuhet nëse pajisja ka modulin që përgjon apo atë që dekripton bisedat. Pra, nëse ajo është thjeshtë pajisja bazike që përdoret si GPS siç shprehet ministri apo është pajisja e update me programet e përgjimit, përfundon Fevziu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura