VIDEO/ Pajisja përgjuese, debate në Komisionin e Sigurisë, Visho Ajazi kërkon largimin e mediave

May 18, 2016 | 10:29
SHPËRNDAJE

Ka nisur me debate Komisioni i Sigurisë për çështjen e pajisjes përgjuese, ku sot raporton kreu i SHISH-it, Visho Ajazi Lika.


Pajisja pergjuese, debate ne Komisionin e… by gazeta-panorama

Ai kërkoi nga Komisioni i Sigurisë largimin e mediave, pasi cenohet siguria kombëtare nëse dëshmia e tij bëhet publike.

Mirëpo, kjo është kundërshtuar nga Paulin Sterkaj, i cili tha se çështja e pajisjes përgjuese është bërë tashmë publike dhe s’ka sens që kreu i SHISH të flasë pa kamera.

Mirëpo, kjo është kundërshtuar nga Flamur Noka, edhe pse Sterkaj kërkoi që të hidhej në votë propozimi i kreut të SHISH-it. Këtu është ndezur debati.

Ndërkohë, deputeti Patozi tha se kreu i SHISH-it mund t’i ndajë me publikun ato informacione që s’përbëjnë sekret dhe më pas të flasë vetëm për komisionin për ato pjesë që janë sekrete.

Në këtë linjë u bashkua dhe Sterkaj, i cili i kërkoi kreut të SHISH-it që të tregojë nëse ka apo jo përgjim dhe të mos hyjë në detaje për publikun se kush u përgjua dhe se çfarë pa.

“Kreu i SHISH-it mund të thotë nëse ka apo jo përgjim, këtë duam ne publikisht. Se kush u përgjua dhe se çfarë tha ka sekret, nuk po them ta thotë publikisht”, tha Sterkaj.

DEBATET

Visho Ajazi: Besoj se duhet të ishte me mirë e mbyllur, pasi është çështje e sigurisë kombëtare. Njerëzit që do ta dëgjojnë këtë informacion duhet të jenë të pajisur me certifikatë sigurie.

Paulin Stërkaj: Tashmë është bërë publike kjo. Nuk ka asgjë të keqe që ti bëni transparencë dhe publikut shqiptar. I propozoj komisionit që të bëhet e hapur. S’ka më sekrete. Eshtë konsumu kjo, siç janë akuzat e grupit firmëtar të PD-së. Ju nuk do flisni ca ka fol filami në telefon, por a është përgjuar apo jo.

Flamur Noka: Merre me qetësi, mos u rrëmbe, sepse informacionet janë të gjithë transparente.

Pirro Lutaj: Ju keni dite që e proklamoni si të vërtetë. kemi thirrur drejtues të institucioneve të shtetit shqiptar për ti thënë publikut shqiptar të vërtetën. Drejtori i shërbimit të thotë gjëra që nuk cënojnë elementët e sigurisë. Ta marrim me qetësi të dëgjomë drejtuesit e institucioneve. dhe të përgatisim një material që t’ia paraqesim kuvendit.

Flamur Noka: Mos ngatërroni seancat dëgjimore me mbledhjet e komisioneve hetimore.

vijon…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura