“Pajisja e përgjimit ka hyrë në Shqipëri privatisht, duke thyer ligjin”

May 18, 2016 | 17:00
SHPËRNDAJE

“Pajisja e pergjimit është transferuar mbrëmë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Akademinë e Rendit dhe është manipuluar gjatë gjithë natës”. Keshtu shkruan sot ish-kryeministri Sali Berisha ne profilin e tij ne FB, duke iu referuar një denoncimi të ardhur nga një pedagog në Akademinë e Rendit.

berisha

Postimi

Oficeri dixhital informon:
Pajisja e pergjimit eshte transferuar mbreme nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise ne Akademine e Rendit dhe eshte manipuluar gjate gjithe nates! sb

“Pershendetje doktor nje oficer pedagog ne Akademin e Rendit dhe me thot qe paisja e pergjimit qe ka qene ne Drejtorin e Pergjithshme e kan sjelle mbreme naten tek Akademia e rendit. Nderkoh mediave u kan thene se esht dorzuar ne amabasaden italian gje qe esht absolurisht e pavertet.Gjat nates dy specialist te drejtorise se policise kane bere nderhyrje dhe fshirje dhe sot e ekspozuan si objekt mesimor per trajnim. flm.”

Në një tjetër denoncim publikuar në drekë, Berisha shkruan se pajisjen përgjuese, “manjaku Edvin Shullazi e ka siguruar ne rruge private anti ligjore e antikushtetuese”.

Statusi i Berishës:

Te dashur miq, burime te sigurta informojne se pajisja me te cilen manjaku Edvin Shullazi, ka pergjuar qe nga fillimi vitit kundershtaret politik dhe te tjere, ka hyre ne Shqiperi ne menyre private ne thyerje flagrante te ligjeve te vendit dhe marreveshjes ndershteterore me palen italiane, ne kundershtim me cdo destinacion ligjor dhe kushtetues te saj.

Futja e pajisjeve te tilla ne Shqiperi mund te behet vetem ne perputhje me ligjet e vendit dhe per destinacion te percaktuar dhe te verifikueshem qarte. Policia nuk mund te kete kurre nje pajisje te tille pa lejen me shkrim te prokurorise dhe per destinacionin e mire percaktuar po nga prokuroria, pra per personat apo grupin kriminal qe pergjohet!

I bej thirrje prokurorise se shtetit te bashkrendoje punen per nje hetim te plote dhe te gjithanshem te ketij skandali te Edvin gejit! sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura