Pajal tregon arsyen pse nuk flet me Kushin në jetën reale

Aug 11, 2017 | 9:53
SHPËRNDAJE

Aktoret indiane, Sanaya Irani e njohur si Kushi nga seriali “Si ta quaj këtë dashuri” dhe Deepali Pansare e njohur si Pajal, duket se nuk i kanë aspak të mira raportet në jetën reale.

Në një intervistë për mediat indiane, Deepali ka dhënë edhe arsyen se pse ato nuk flasin dhe mesa duket shkak është bërë xhelozia.

“Rolet kryesore marrin gjithë vëmendjen e serialit dhe kjo më lëndon. Unë kam luajtur disa role gjatë karrierës sime dhe përsëri regjisorët më telefonojnë për të më kërkuar role te vogla. Roli im në “Si ta quaj këtë dashuri” thuajse nuk fliste fare. Jo nuk dua të them që nuk flas me Sanaya Irani vetëm sepse kishte rolin kryesor por nuk më ka ardhur mirë që regjisori rolin tim e vinte gjithmonë në plan të dytë””, pohoi aktorja.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura