‘Pagova 5 mijë euro’/ Turku i arrestuar në Rinas me vizë false del në gjyq, ç’thotë prokuroria: Destinacioni i tij ishte…

Jan 13, 2020 | 10:32
SHPËRNDAJE

5657

BLEONA METUSHI/ Gjykata e Tiranës zhvilloi seancën e parë në themel për turkun Selami Simsek, i arrestuar më vizë false me një shtetas tjetër turk të depërtuar. Në sallë ishte i pranishëm edhe një përfaqësues i ambasadës së Turqisë.

Simsek i qendron kërkesës së bërë në seancën parake për gjykim të shkurtuar.

Prokurorja e çështjes tha se Simsek u arrestua në flagrancë në korrik 2019 në Rinas, teksa po tentonte të udhëtonte nga Rinasi drejt Kanadasë me një vizë false.

Itenerari i tij ishte Rinas-Vjenë-Toronto. Pasaporta e tij turke ishte e rregullt, por viza false.

Në deklarimet e dhëna prej tij, ka pohuar se viza është vënë në Prishtinë, Kosovë. Ai ka paguar 5 mijë euro për këtë dokument përmes një të afërmi të tij tek një person që nuk e njeh.

Për këtë shkak, Simsek është marrë si i pandehur.

Gjykata pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar. Për t’i dhënë kohë prokurorisë për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare shtyu seancën për në 27 janar, ora 10:00.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura