Pagjumësi, lodhje dhe stres? Këto metoda natyrale ju ndihmojnë të qetësoni dhimbjen e kokës

Dec 3, 2017 | 15:42
SHPËRNDAJE

 

Dehidratimi, pagjumësia, lodhja, tensioni ulët, stresi… këto e shumë arsye të tjera mund të fshihen pas dhimbjes së kokës! Mund të përjetoni marramendje, mund ta ndjeni kokën e rëndë, apo t’ju mpihet balli.. cilado qoftë ndjesia juaj ju sigurojmë, që metodat e mëposhtme natyrale do t’ju pushojnë dhimbjen e kokës brenda pak minutave.

dhimbje

1. Magneziumi

Mungesa e këtij minerali është ndër shkaqet kryesore të dhimbjes së kokës, ndaj mënyra më e mirë për ta parandaluar këtë gjë në mënyrë afatgjatë është të përfshni në regjimin ushqimor sa më shumë perime të gjelbërta, arra dhe bishtajore.

2. Kafeina.

WebMD thotë se kafeina ndihmon në kufizimin e enëve të gjakut që mund të jenë shkaku i presionit që po krijon dhimbje koke. Por nëse jeni një konsumues i rregullt i kafesë, kjo metodë nuk është e duhura për ju.

3. Vitamina B2

Ju mund të rrisni nivelin e B2 duke ngrënë djathë, peshk, pulë dhe duke pirë qumësht.

4. Xhinxher dhe limon

Ajo që duhet të bëni është të perzieni gjysmë luge çaj xhinxher pluhur në një gotë limoni të shtrydhur dhe ta pini dy herë në ditë.

Revista Psikologjia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura