“Pagesa e dritave nuk negociohet, nëse s’paguhen ndërpriten”- Rama porosi Lleshajt për pensionistët. Batutë për ata që dalin dyshe në rrugë

Mar 25, 2020 | 17:27
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama tha se pagesa e dritave nuk do të negociohet nga qeveria pasi kjo do të sillte pasoja zinxhirë në ekonomi.

ramammi

Gjatë mbledhjes online me disa prej ministrave, Rama tha se kamatvonesat janë fshirë komplekt.

“Banesat e dritave do bëhe  një për një, kush nuk paguan nuk do të ketë drita. Mos pagesa e dritave krijon një efekt zinxhir në gjithë hallkun e financave dhe mund të përfundojmë në kolaps. Pagesa e dritave nuk negociohet. Kemi fshirë kamatvonesat komplet. Kush thotë se nuk kam mundësi se shpenzoj shumë të shpenzojë më pak. Nuk mund të hymë në një situatë krize nga e para në sektorin e energjisë”, theksoi ai.

Kreu i qeverisë i kërkoi ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj që policia të mos lejojë daljen në rrugë të pensionistëve, duke nënvizuar që shteti do t’u japë ndihmë pensionistëve kryefamiljar që jetojnë vetëm.

Penisionistët duhen rikthyer në shtëpi. Pensionistët kryefamiljar që janë vetëm ose çift duhen shërbyer nga ne dhe të tjerët duhet të ndihmohen nga fëmijët. Policia duhet të rikthejë mbrapsht çdo të moshuar në shtëpi. Pensionistët duhen rikthyer nga rruga.

Patrullat e policisë duhet të ndalojnë dhe t’i thonë xhaxhi në shtëpi. Ashtu sikundër ecja bashkë është e ndaluar. Duhet të ecin një e nga një. Je burrë dhe grua, por nëse vazhdojmë kështu do të dalin të gjithë martuar edhe burrë me burrë. Nëse ecën bashkë duhet të gjobitesh dhe u sekuestrohet edhe makina. Këtë e bëri edhe Italia, na e kopjoi para pak ditësh”, shtoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura