Pagat para 1994, sa do të indeksohen për pensionet

Nov 27, 2015 | 15:19
SHPËRNDAJE

Nuk do të kishte kuptim që një punonjës me shkollë të lartë gjatë viteve të komunizmit të merrte pension sot sa 1 për qind e pagës para viteve 1990.

Formula e re e llogaritjes së pensioneve do të sillte përfitime qesharake për të gjithë ata që dalin në pension sot. Kjo është arsyeja pse qeveria ka vendosur indeksimin e pagave që merrnin të punë- suarit para viteve 1990. Në fakt, bëhet fjalë për të gjitha profesionet e para viteve 1994, tabela me pagat e të cilëve po botohet sot nga gazeta. Qeveria këto paga ka vendosur t’i shumëzojë me 8.59 për qind.

pensioniste1

Pra, pagat qesharake, marrin një vlerë të rëndë- sishme për llogaritjen e pensionit. Pensioni llogaritet si shumë e pensionit minimal, plus 1 për qind e pagës së vlerësuar për çdo vit pune. Ligji parashikon që në pension dilet kur mbush moshën 65 vjeç për burra dhe 60 vjeç për gratë (në fakt mosha e daljes në pension për gratë rritet me 2 muaj që nga ky vit).

Pra, pensioni llogaritet si shumë e 6750 lekëve (pensioni social) + 35 për qind e pagës së vlerësuar (për 35 vite punë). Pagat para vitit 1994 kanë qenë shumë të ulëta. Kështu, paga minimale ka qenë 2466 lekë në muaj. Një person që del sot në pension ka punuar të paktën 15 vite, para 1994-s. Atëherë 1 për qind e kësaj shume do ta penalizonte.

Por duke u shumëzuar me indeksin 8.59, atëherë paga e tij bëhet 21,192 lekë. Aq sa paga minimale e këtij viti. Kjo do të jetë paga e vlerësuar për 14 vitet e punës gjatë kohës së komunizmit, apo para vitit 1994. Ndërkohë që qeveria ka indeksuar edhe pagat pas vitit 1994, në mënyrë që të rritet baza mbi të cilën llogaritet pensioni.

Kjo është arsyeja pse të gjitha profesionet, që gazeta po boton sot, kanë një rëndësi të veçantë në llogaritjen e pensionit. Bashkë me pagat para vitit 1994, gazeta boton edhe koeficientët e indeksimit pas vitit 1994 deri në vitin 2015.

Çdo qytetar e di pagën e tij që ka marrë pas këtij viti, dhe mund të llogarisë vetë përafërsisht masën e pensionit që do të marrë këtë vit. Duke ditur pagën e para 1994, duke e shumëzuar me koeficientët e dhënë në tabela, atëherë llogaria është më e thjeshtë.

 

 

ADA HAZIZOLLI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura