Pagat e futbollistëve/ Ministri Ahmetaj: Magani punonte pa rrogë, Ze Maria fiton vetëm…

Oct 11, 2018 | 11:05
SHPËRNDAJE

Ministri i Financave dhe i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka folur ditën e sotme në Parlamentin e Shqipërisë, në një interpelancë të kërkuar nga deputeti socialist, Erion Braçe, në lidhje me ligjshmërinë fiskale të FSHF-së.

Ahmetaj, teksa ka përmendur pagat e disa prej njerëzve që bëjnë pjesë në klubet shqiptare të futbollit, deklaroi se formalizimi i klubeve është një emergjencë, sepse pagat janë qesharake, madje ka nga ata që nuk deklarojnë fare rrogë në FSHF.

arben ahmetaj

“Prej Kushtetutës është e qartë që nuk ka asnjë autoritet politik, duke filluar nga ministri e deri te një inspektor që të përjashtojë nga taksat cilindo individ apo shoqëri. Nuk ka. Ka barazi fiskale për cilindo subjekt të ligjit. Të trajtuarit njësoj në përmbushje të detyrimeve me ligje të votuara në parlament. Unë di disa raste e shembuj, Uli Hënes kampion bote, presidenti i Bayern, u dënua me 3 vite burg dhe pagoi një gjobë, detyrime tatimore.

Cristiano Ronaldo është dënuar me 2 vite burg dhe pagoi 18 mln euro për shmangie fiskale, Jose Mourinho, pagoi 1.78 mln paund për shmangie fiskale kur ishin në Spanjë, Lionel Messi, pagoi 5 mln euro për shmangie fiskale gjatë ushtrimit të aktitivetit të tij në Spanjë. Neymar me 1.2 mln euro. Radamel Falcao i dënuar me 4.8 mln paund. Javier Mascherano 1.3 mln euro. Xabi Alonso, Alexis Sanchez, janë të gjitha raste që që nga Gjermania e deri te Spanja, ka shembuj të qenësishëm ku ligjshmëria fiskale marrin vlerë themelore.

FSHF është një nga institucionet më të rëndësishme në këtë vend, që përfaqëson flamurin e këtij vendi në aktivitetet ndërkombëtare. Që nga muaji shkurt kam kërkuar informacione për ligjshmërinë fiskale të tij dhe ende nuk kam një përgjigje të qartë,” tha Braçe.

brace

Fjalën më pas e mori vetë ministri Ahmetaj për t’i dhënë përgjigje lidhur me pyetjet e deputetit.

Ai përmendi shifra në lidhje me të ardhurat e shpenzimet e Federatës Shqiptare të Futbollit, ndërkohë shtoi dhe se me ardhjen e qeverisë Rama, për sportin është bërë shumë.

“Për të bërë dallim mes dy qeverive për atë që është bërë për sportin. Duke iu referuar kërkesës për interpelancë, ka detaje që do hedhin dritë mbi situatën e klubeve të futbollit apo mbi aktivitetin e FSHF. Kemi në dorë ligjin e sportit, iniciativë e kryeministrit, për të qartësuar situatën e mbështetjes financiare dhe do ndihmojë në transparencën e mëtejshme në këtë fushë. Përsa i përket FSHF, sot ajo për shkak të mbështetjes buxhetore dhe ligjore të qeverisë Rama 1, ka tre stauiume të reja, i Elbasanit, i Shkodrës dhe kompleksi sportiv i Tiranës.

Stadiume janë ndërtuar vetëm në kohën e Enverit. Futbolli dhe shumë sporte të tjera janë krenaria e Shqipërisë, kemi qenë ne majtas e djathtas kur ekipi kombëtar bëri atë paraqitje spektakolare në Francë. Ishte ky kryeministër që i akordoi kombëtares një pagesë 1 mln euro, për t’i treguar vlerësimin. Ka emra të njohur të fushës së futbollit, që i bëjnë nder vendit. Igli Tare, një nga teknikët më të mirë në botë. FSHF dikur ishte një institucion pa zë. FSHF deklaron në organin tatimor tvsh për veprimtaritë e shitjeve, të ardhurat e shpenzimet. Në 2014, 835 mln lekë, shpenzime 930 mln lekë. Në 2015, 2.4 mln lekë dhe ka harxhuar 2.6 lekë. Në 2016 3.92 lekë dhe shpenzime 2.6 mln lekë,” tha Ahmetaj.

ahmetaj

Ka një problematikë me klubet. Ekipi i Skënderbeut, klub dinjitoz. Kristi Vangjeli paguhet 100 mijë lekë të reja, ndërsa ekonomistja e klubit merr 130 mijë lekë në muaj. Në 2014 duket se me këto listpagesa këto futbollistë e kanë pasur të vështirë të hanë për të qëndruar në këmbë, lëre pastaj të luajnë futboll. Futbollistët paguhen 22 mijë lekë të reja në muaj. Me kaq para, një futbollist nuk ka fuqi të japë spektakël në fushë. Këtu ka nevojë për formalizim.

Pastaj Tirana, Bujar Lubani, trajner, merrte 36 mijë lekë në muaj. Gugash Magani, punonte me zero lekë, nuk merrte pagë, sepse e bënte nga pasioni për futbollin. Klodian Dervishi, trajner, edhe ky me zero para. Ze Maria, merr vetëm 90 mijë lekë. Pastaj kemi Ilion Lika, futbollist i madh, 90 mijë lekë. Rafael Kosa, trajner, 60 mijë lekë. E kuptoni sa larg janë klubet e futbollit nga formalizi. Astrit Nallbani, paga bruto 1 lek.

Pastaj kemi listpagesën e Vllaznisë. Armando Cungu, 544 mijë lekë. Për hir të së vërtetës, Vllaznia është më afër formalizimit. Pastaj Partizani, kemi Alban Hoxha, 100 mijë lekë të reja. Ka edhe futbollistë që kanë një reflektim më të afërt me realitetin. Formalizimi është emergjencë. FSHF po të krahasosh vitin 2014, kur futbollistët merrnin pagë 22 mijë lekë, dhe në vitet e fundit, që kanë filluar të reflektojnë pagat afër reales, sigurisht që ka një avancim në drejtimin e duhur. Besoj që me ligjin e sportit, atë të riun që po kalojmë në vendimmarrje, jam i bindur që situata do bëhet akoma më pozitive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura