Paga e luftës/ Tatimet: Po shqyrtojmë ankesat për ndihmën financiare, për të dhënat e plotësuara gabim…

| 12:59
SHPËRNDAJE

Per gjithe ata qe kane ankesa lidhur me perfitimin e pages se luftes, apo ndihmes nga paketat financiare, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka dale sot me nje njoftim sqarues.Tatime-865-e1548673590590

Ajo ben me dije se se e konsideron shumë të rëndësishëm informimin e tatimpaguesve, individëve dhe publikut në tërësi, në lidhje me proceset, risitë dhe procedurat që ata duhet të ndjekin si dhe lehtësimin apo thjeshtimin e tyre.

NJOFTIMI I PLOTE 

Procesi i aplikimeve për përfitim të ndihmës financiare është një nga prioritetet e Administratës Tatimore. Ofrimi i një mënyre sa më të thjeshtë për plotësimin e Kërkesës nga subjektet tatimpagues, trajtimi i kërkesave nga Drejtoritë Rajonale Tatimore, përpunimi automatik i tyre, në varësi të llojit të përfitimit, janë disa nga masat që u ndërmorën për të mundësuar finalizimin e kryerjes së pagesës, brenda një kohe sa më të shkurter, për çdo individ përfitues.

Gjithashtu, konsiderojmë shumë të rëndësishëm edhe trajtimin e ankesave të paraqitura nga individët dhe tatimpaguesit, në lidhje me përfitimin e ndihmës financiare sipas VKM nr.254 datë 27.03.2020, i ndryshuar dhe VKM nr.305 datë 16.04.2020, i ndryshuar.

Çdo ankesë e paraqitur është trajtuar me korrektesë maksimale dhe pas verifikimit të çdo rasti, evidentimit si përfitues i ndihmës financiare, sipas Paketës 1 ose 2, janë ndërmarrë veprimet e duhura për të ofruar mundësinë e plotësimit të Kërkesës për ndihmë financiare, nëpërmjet gjenerimit në sistem të Formularit përkatës. Në rastet kur nga trajtimi i ankesës, ka rezultuar se nuk përbushen kriteret sipas VKM-ve të mësipërme, individit apo subjektit që e ka paraqitur atë i është kthyer përgjigje duke i shpjeguar edhe arsyet e refuzimit të kërkesës.
Administrata tatimore njofton se mbetet e angazhuar maksimalisht për zbatimin e VKM-ve të sipërpërmendura, duke siguruar trajtimin me korrektesë maksimale të çdo ankese të paraqitur nga individët apo subjektet, si dhe shqyrtimin me rigorozitet nga Drejtoritë Rajonale Tatimore.

Po kështu, në rastet kur tatimpaguesi ka plotësuar në mënyrë të pasaktë të dhënat e llogarisë bankare të punonjësve përfitues të ndihmës financiare, është ofruar mundësia e korrigjimit të tyre nga vetë tatimpaguesit. Pas saktësimit të të dhënave të llogarive bankare, nuk është i nevojshëm asnjë verifikim i mëtejshëm, por të vijohet menjëherë me procesimin e pagesës dhe kalimin e masës së përfitimit (26.000 ose 40.000 lekë) në llogarinë e secilit individit përfitues.

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.