Paditet ish-ministri i Arsimit, “Myqerem Tafaj licencoi programe studimi në kundërshtim me ligjin”

Mar 26, 2015 | 20:02
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Ministria e Arsimit ka kallëzuar penalisht ish-kreun e këtij institucioni, Myqerem Tafajn. Kallëzimi mesohet se ka të bëjë me një licencim të disa programeve studimi të Universitetit Vitrina, të cilët janë dhënë në kundërshtim me ligjin.

Ndërsa Këshilli i Akreditimit i ka dhënë vlerësim negativ këtyre programeve duke ia bërë këtë të ditur edhe ministrisë, mesohet se ish-ministri ka zgjedhur të vijojë.

Myqerem Tafaj

“Ministri ka kompetencë për të licencuar programet, por në qoftë se Këshilli i Akreditimit jep vendim negativ, ministri duhet ta refuzojë dhe jo pranojë kërkesë, e madje pa u konsultuar as me administratën e tij.”

Shkeljet e ish-ministrit, sipas MAS janë vënë re muaj më parë, por deri më tani është punuar për mbledhjen e dokumentacionit.

Kallëzimi i dyte, është bërë për dhënie të ambienteve në shkelje të ligjit, mësoi “Panorama Online”. 

Mësohet se kallëzimi për ish-ministrin është bërë nga Plarent Ndreca dhe është depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura