Padia e Realit në FIFA, Interi i përgjigjet: Kurrë nuk kemi…

Aug 17, 2018 | 17:38
SHPËRNDAJE

Pasi dështoi për të marrë mesfushorin Luka Modriç tashmë do të duhet të përballet me Reali i Madridit për akuzat e spanjollëve. Pas lajmit se klubi spanjoll do ta denonconte në FIFA, tashmë “Los Blancos” ka kaluar në vepra.

luka modric

Konfirmimi vjen nga një anëtar i FIFA-s i cili ka folur për “Press Association Sport”, ku ka pranuar se në organin e qeverisjes botërore të futbollit ka mbërritur ankesa zyrtare e spanjollëve për zikaltërit.

auto_perez_modric1533194357

Ata e akuzojnë klubin italian, për thyerje të rregullave të “Fair Play Financiar” por gjithashtu edhe sepse kanë kontaktuar lojtarin pa dijeninë e klubit, gjë që është e palejuar nga FIFA.

PROKURORIA – Më 14 gusht, Inter mori një letër nga FIFA pas një ankese nga skuadra spanjolle për bisedimet e dyshuara me lojtarin kroat. Federata ndërkombëtare njoftoi Interin se kishte hapur një hetim paraprak mbi këtë çështje. Akuza e Real Madridit është se Inter nisi një negocim me Modric pa i folur përpara skuadrës, duke shkelur rregullat mbi transferimet. Skuadra zikaltër  gjatë përgjigjes  thekson se deklarata e FIFA-s përmban elemente që nuk janë relevante për negocimin e supozuar. Interi, në një letër të dërguar më 16 gusht, pretendon se nuk ka pasur kurrë kontakt me lojtarin dhe as që nuk ka hapur bisedime direkt me Modricin. Një ankesë që klubi zikaltër e quan të pabazë, duke theksuar saktësisht mungesën e qasjes me lojtarin kroat. Tani, topi kthehet në duart e FIFA, i cili do të duhet të vendosë nëse do të hapë ose jo një hetim zyrtar kundër.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura