Kryeministri shkon vetë në gjykatë, por dështon pajtimi me Palokën

Mar 2, 2015 | 10:19
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Dështon seanca e pajtimit mes kreut të qeverisë, Edi Rama dhe të paditurit për shpifje Edi Paloka, kreu i grupit të PD-së, qe akuzoi kryeministrin per lidhje me bandat e krimit. Seanca e radhes u caktua te mbahet me 9 mars, nderkohe qe Rama premtoi se do te jete i pranishem ne cdo seance.  Ne kete seance, mungoi Paloka, i cili u perfaqesua nga avokti i tij mbrojtes.  

Rama gjate deklarates per media, pas seances se pare ne Gjykaten e Larte

Pas daljes nga Gjykata e Lartë, në mbyllje të seancës së parë që zgjati vetëm pak minuta, Rama ka thënë për mediat se nuk ka asgjë për t’u pajtuar, pasi nuk ka asgje personale me te paditurin, nderkohe qe e ka konsideruar procesin një domosdoshmëri për publikun, i cili duhet të dijë të vërtetën për kryeministrin e tij. 

“Kjo ishte nje seancë pajtimi mes dy personave që janë përballë, për mua nuk ka asgjë për tu pajtuar se kjo nuk është personave, nuk është akuzë që është ngritur për një mosmarrëveshje mes një personi e një tjetri, por domosdoshmëri për publikun për të ditur të vërtetën vetëm të vertetën e asgjë tjetër. Nëse pala që me ka detyruar të drejtohem në dyert e gjykatës do të provojë çfarëdo qoftë nga ato që ka thënë publiku duhet ta di se bëhet fjalë për Kryeministrin, por publiku duhet të dijë gjithashtu nëse pala e akuzuar i ka ngritur akuzat për të cenuar integritetin e institucionit të KM”- tha Rama.

Rama pas daljes nga Gjykata e Larte

Sipas tij, është koha t’i jepet fund politikës së shantazhit, të baltës, e talljes së përgjithshme me opinionin publik dhe është koha që gjykatat të marrin rolin e arbitrit të paanshëm e të pavarur për t’i shërbyer opinionit publik me gjykimin mbi cfarëdo akuze.

Pyetur se cfarë do të paraqesë si provë në këtë proces, Rama u përgjigj: “Qytetërimi ynë e ka zgjidhur që në kohën e romakëve cështjen e provës, barra e provës i takon atij që akuzon. Unë do ta ndjek deri në fund dhe do të jem i pranishëm në cdo seance, se ia detyroj këtë gjithë shqiptarëve që turbullohen përditë nga helmi që prodhon bari i SHQUP”.

Nisja e seances 

Kryeministri Edi Rama ka mberritur ne oren 10.00 ne Gjykaten e Larte, ne Tirane, per te qene i pranishem ne seancen e pare te procesit gjyqesor ne ngarkim te kryetarit të grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka, te cilin kreu i ekzekutivit e ka paditur per shpifje. 

Rama duke hyre ne Gjykaten e Larte

Seancë pajtimi mes dy personave që janë përballë, për mua nuk ka asgjë për tu pajtuar se kjo nuk është personave, nuk është akuzë që është ngritur për një mosmarrëveshje mes një personi e një tjetri, por domosdoshmëri për publikun për të ditur të vërtetën vetëm të vertetën e asgjë tjetër.

Nëse pala që me ka detyruar të drejtohem në dyert e gjykatës do të provojë çfarëdo qoftë nga ato që ka thënë publiku duhet ta di se bëhet fjalë për Kryeministrin, por publiku duhet të dijë gjithashtu nëse pala e akuzuar i ka ngritur akuzat për të cenuar integritetin e institucionit të KM. E kam thënë që në fillim se është koha t’i jepet fund politikës së shantazhit, të baltës, e talljes së përgjithshme me opinionin publik dhe është koha që gjykatat të marrin rolin e arbitrit të paanshëm e të pavarur për t’i shërbyer opinionit publik me gjykimin mbi cfarëdo akuze.

Pyetur se cfarë do të paraqesë si provë në këtë proces, Rama u përgjigj: “Qytetërimi ynë e ka zgjidhur që në kohën e romakëve cështjen e provës, barra e provës i takon atij që akuzon. Unë do ta ndjek deri në fund dhe do të jem i pranishëm në cdo seance, se ia detyroj këtë gjithë shqiptarëve që turbullohen përditë nga helmi që prodhon bari i SHQUP”.

Padia 

Padia erdhi pas akuzuave te bera nga Paloka, ne adrese te kreut te qeverise, Rama, si i lidhur me krimin dhe bandat kriminale.   

”I kallëzuari dhe i padituri Edi Paloka, duhet të japë prova për çka ka thënë sot dhe qoftë edhe përballë një prove të vetme, Kryeministri Edi Rama është i gatshëm të lërë detyrën. Në të kundërt Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, një shpifës profesionist i nivelit më të ulët edhe në llogoren e politikës së vjetër të baltës, duhet të përgjigjet përpara ligjit.”, ishte reagimi i Kryeministrise. 

Sipas Kryeministrit kjo është një histori, e cila duhet të marrë fund përballë orgabeve të drejtësisë.  Në deklaratë theksohet gjtihashtu se kjo histori e shëmtuar marrjeje zvarrë e opinionit publik nëpër labirinthin e baltës së shpifjeve e fyerjeve, me moton “Shpif e shpif se diçka do mbetet!”, nuk mund të vazhdojë më tutje pa ballafaqimet e nevojshme përballë organeve të drejtësisë.

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së akuzoi kryeministrin Rama dhe Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për lidhje me bandat kriminale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura