PADIA E PLOTE/ U akuzua për krijimin e skenarit për vrasjen e Tom Doshit, Petrit Çinari i kërkon 150 mijë euro Petrit Vasilit për shpifje

Apr 29, 2015 | 11:30
SHPËRNDAJE

Petrit Çinari i akuzuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim se është përdorur nga Tom Doshi për të dhënë një dëshmi sipas së cilës babai i Ilir Metës e ka paguar për të vrarë deputetin e Shkodrës, ka bërë kallëzim për shpifje për Petrit Vasilin.

Petrit Çinari

Deputeti i LSI-së, Vasili tha pak javë më parë në një konferencë për shtyp se ky skenar që përfshinte të atin e Ilir Metës, ishte i besueshëm pasi Tom Doshi i kishte blerë një shtëpi rreth 40 mijë euro gruas së Petrit Çinarit.

Në kallëzimin e gruas së Petrit Çinarit thuhet se “në 5 gusht 2014 kam blerë një apartament përpara noteres nga dy përfaqësuesit e shitjes të cilët ishin autorizuar me prokurë të posaçme për të përfaqësuar dhe për të kryer veprime juridike të shitjes për pronarët e kompanisë Vega shpk dhe Tom Doshi. Rezulton se kjo kontratë shit- blerje nuk është firmosur para noterit nga dy ish pronarët Vega shpk dhe Tom Doshi, por nga dy përfaqësues të shitjes…”.

Teksa pranon faktin se ka blerë apartamentin nga kompania e Tom Doshit, gruaja e Petrit Çinarit thotë se kjo nuk ka asnjë lidhje me një dëshmi të vetë Çinarit në gjykatë për këtë çështje.

Për këtë arsye ajo i kërkon Petrit Vasilit një shumë prej 150 mijë euro, të cilat sipas Alma Çinarit janë dëmi shëndetësoi që ai i shkaktoi pas akuzave që i bëri publikisht. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura