Padia e Bardhit, Salianji: Oligarku rus është shpallur investitor strategjik! SPAK nuk ka fuqi të hetojë Ramën për çështjen “McGonigal”, deri më sot ka thirrur vetëm…

Jan 31, 2023 | 21:44
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është shprehur se SPAK nuk ka fuqi të hetojë kryeministrin Edi Rama për aferën “McGonigal”.

salianji

Komentet Salianji i bëri gjatë fjalës së tij në emisionin “Open” në News24, ku u diskutua mbi zhvillimet e fundit në vend dhe padinë e Gazment Bardhit për çështjen “McGonigal”.

Ai tha se thirrja e sotme nga SPAK për deputetin Gazment Bardhi, është një lëvizje boshe dhe tentativë për të mbyllur çështjen me mos nisje hetimesh.

Salianji ka shtuar se SPAK duhet të kishte nisur tashmë hetimin kryesisht pasi kjo është një ngjarje që është bërë virale jo vetëm në Shqipëri por se është pasqyruar në mediat më të mëdha botërore.

Pjesë nga fjala e Ervin Salianjit:

Duke inkurajuar SPAK si strukturë e shumë investuar nga politika dhe ndërkombëtarët, më lind e drejta të them që nuk ka fuqi të nisë një hetim ndaj kryeministrit. Kjo e sotmja mu duk një kërkesë sebepi për ta mbyllur duke mos nisur hetimet. Deri sot SPAK nuk ka thirrur për të pyetur asnjë ministër apo person në pushtet. Thërret vetëm persona kundërshtarë të Ramës.

SPAK nuk ka nevojë ti çojmë ne kallëzime penale. Kjo çështjes ka mbytur mediat botërore. Rama në fillim thotë e kam mik pastaj thotë nuk është, pastaj del mbron Nezën, një person privat.

Kemi të bëjmë jo vetëm me 220 mijë dollarë, pas takimit në 9 shtator në Tiranë, i ka kërkuar Ramës të jetë i kujdesshëm me dhënien e licencave. Një prej licencave të paktën dyshojmë se Rama e ka dhënë për një fushë naftëmbajtëse që administrator ka pasur zotin Dizdari.

Personazhi kryesor, oligarku rus, pavarësisht sanksioneve… është shpallur investitor strategjik e ka marrë në Divjakë.

Nga një kontroll minimal kemi gjetur të dhënat për përfshirjen e Ramës. SPAK duhej të niste hetimet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura