Padia e banorëve të 27 fshatrave/ Gjykata e Lartë vendos pezullimin e punës për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë

Jul 21, 2021 | 17:10
SHPËRNDAJE

Gjykata e Lartë ka vendosur të pezullojë punën për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes me vendim të formës së prerë.

nd3

Banorë të të 27 fshatrave të Bashkisë Tropojë dhe Shoqatës “TOKA”, xShoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Alpeve Shqiptare, të përfaqësuar nga zyra e avokatisë KALO & ASSOCIATES, për kundërshtimin e projektit të ndërtimit të 2 hidrocentraleve Dragobia dhe Cerem në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës nga shoqëria koncesionare Dragobia Energy SHPK.

Banorët pretendojnë se HEC-et dëmtojnë zonën turistike të Valbonës. Po ashtu ata pretendojnë se janë falsifikuar firmat. Në vitin 2016 kur kompania i paraqiti si dëshmi për të justifikuar ndërtimin e hidrocentraleve një listë me emra të banorëve të cilët ishin pro ndërtimit.

njoftim thuhet se gjykata ka vendosur “Pranimin e kërkesës së palës paditëse për marrjen e masës së sigurimit të padisë për pezullimin e kontratës së koncesionit dhe shtesave të saj dhe lejeve të përmendura në pikat 3-6 të objektit të kërkesëpadisë, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes me vendim të formës së prerë”.

Në vitin 2017 e njëjta kërkesë nuk u pranga nga Gjykata Administrative që vendosi për ndërtimin e hidrocentraleve.

vendosi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura