PADIA/ Dritan Gina tregon telefonatën me Arta Markun, i kërkon 100 mijë lekë dëmshpërblim

Jan 10, 2018 | 18:34
SHPËRNDAJE

“Panorama” zbardh padinë e ish-kryeprokurorit të Elbasanit, Dritan Gina që ka depozituar te Krimet e Rënda ndaj kryeprokurores Arta Marku.

Gina kërkon pezullimin nga detyra të Kryeprokurores Arta Marku dhe urdhërimin e kryerjes së ekspertizës psikiatriko-ligjore si dhe demshperblimin me 100 mije leke per demin e shkaktuar.

gina padi

“Gjithsesi, duke vleresuar se ndermarrja e veprimeve te tilla me dashje direke dhe ne shkelje kaq flagrante te Kushtetutes dhe te ligjit dhe me veprimeve kaq te hapura urdherash politike, hakmarrese dhe shantazhuese ne dem, jo vetem te funksionareve te shtetit te emeruar ne detyre ne menyre te ligjshme, por edhe ne dem te vete interesave te ligjshme te shtetit, nuk mund te kryhen nga ana e nje personi te pergjegjshem, kerkojme qe, ne perputhje me percaktimet e nenit 44 te K.Pr.Penale, pas rregjistrimit te ketij kallzimi,  nga ana e Prokuroreve te çeshtjes te urdherohet kryerja e  nje ekspertimi psikiatriko ligjor, me qellim per te verifikuar gjendjen mendore te te kallzuares”, shkruhet nder te tjera.

PJESE NGA PADIA

Pas nje presioni dhe perndjekje dyjavore te ushtruar ndaj bashkeshortes sime Rovena Gashi, Drejtoreshe e Drejtorise se Marredhenieve Juridiksionale me Jashte ne Prokurorine e Pergjithshme dhe pas paraqitjes prej pas ne daten 08.01.2018, ne Gjykaten Administrative, te padise ndaj Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme, kjo e fundit ne shenje hakmarrje, kundrejt nje sulmi dhe shantazhi te drejtperdrejte, te ushtuar gjate gjithe dites se marte, ne daten 09.01.2018 ne oren 15:20, me ka njoftuar me shkrim Urdherin Nr.13 datë 09.01.2018 «Per nderprerjen e komandimit».

Persa i perket veprimeve kriminale te kryera gjate konsumimit te vepres penale te “Shperdorimit te detyres” nga ana e te kallzuares, analizojme si me poshte:

Ne daten 09.01.2018, qe ne mengjes, filloi presioni dhe shantazhi nga ana e strukturave ne Prokurorine e Pergjithshme, te urdheruara prej Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme, drejtuar kallzuesit Dritan Gina, me detyre Drejtues i Prokurorise se Rrethit Elbasan, me qellim per t’a detyruar ate te largohe nga vendi i punes, pa asnje njoftim paraprak dhe pa asnje akt te shkruar e te arsyetuar ne lidhje me motivet e ketij urdheri.

Me pas, gjate mengjesit te dates 09.01.2018, ne faqen zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme, u publikua njoftimi per shtyp, ne lidhje me shkarkimin e kallzuesit nga detyra e Drejtuesit te Prokurorise Elbasan.

Nuk ka asnje analize te bere nga ana e Prokurores se Pergjithshme te Perkohshme, e cila me arrogancen e nje kapo bande kriminale qe gezon mbrojtje nga politika, nuk denjoi as te prezontohet perpara drejtuesve te Prokurorive te Rretheve dhe jo me te kerkoje te dhena apo informacion analitik apo statistikor ne lidhje me funksionimin, veprimtarine apo problematikat e Prokurorise prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Elbasan apo te drejtuesit te saj.

Asnje funksionar publik e per me teper, Prokurorja e Pergjithshme e Perkohshme, nuk mund t’ia lejoje vetes qe te shperdoroje detyren per interesat e ngushta te nje grupi te kriminalizuar, me qellimin e vetem  te perfitimit te pozita te qendrueshme neser apo perfitimin pasuror te paligjshem sot, nga abuzimi me pushtetin dhe caktimi i miqve ne krye te organeve drejtuese te Prokurorise.

Rritja e besimit te publikut tek organi i akuzes, nuk behet duke degjuar dhe zbatuar verberisht urdherat e bandave kriminale dhe te perkrahesve te tyre me pushtet, te cileve, zbatimi i ligjit nga prokurorë te ndergjegjshem, i prishi pazaret e droges dhe, as duke vene «Shoket» ne postet drejtuese, e erresuar nga ngutshmeria qe imponon nxjerrja e perfitimit maksimal, brenda kohes se shkurter, gjate se ciles, ne menyre te turpshme, e kallzuara do te qendroje ne detyre.

Rezulton se, te nesermen e ketij fakti dhe pikerisht ne daten 09.01.2018, Prokurorja e Pergjithshme e Perkohshme, ne vazhden e hakmarrjes ndaj paraqitjes se kesaj padie, urdheron, fillimisht me telefon nepermjet presionit, me pas nepermjet njoftimit publik, me pas nepermjet dergimit te paligjshem te shokut te saj nga Prokuroria e Pukes, shkarkimin e kallzuesit Dritan Gina nga detyra e Drejtuesit te Prokurorise se Rrethit Elbasan.

Duke mos patur per qellim pasurimin, ne kurriz te veprimeve kriminale te te kallzuares se paditur, por vetem me qellimin mbrojtjen e reputacionit, personalitetit dhe te vlerave profesionale, kerkojme detyrimin e te paditures qe te demshperbleje paditesin ne masen prej 100.000 leke.

319506_m

 

Përpos tij kallëzim ka bërë edhe gruaja e Ginës, Rovena Gashi po e shkarkuar nga detyra si drejtuese e Njësisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme dhe Marrëdhëniet me Jashtë. Gashi e depozitoi kallëzimin dje, ndërsa bashkëshorti i saj sot në mëngjes. Çifti Gina-Gashi ishin emëruar në pozicionet e mëparshme nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla dhe njiheshin si krahu i djathtë i tij, por pas ardhjes së Marku janë shkarkuar.

PADIA E PLOTE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura