Pacolli takohet me homologun turk Çavushoglu, flasin për njohje të reja për Kosovën

Sep 20, 2017 | 19:07
SHPËRNDAJE

Zv. kryeministri i parë i Kosovës, njëherësh shefi i diplomacisë, Behgjet Pacolli, është takuar me ministrin e Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, të cilin e ka falënderuar për përkrahjen që Turqia në vazhdimësi i jep vendit tonë.

pacolllla

Pacolli ka bërë të ditur se shefi i diplomacisë turke shumë shpejt do të vizitojë Kosovën.

“Pas takimit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kisha rastin që ta takojë në një takim shumë të ngrohtë dhe miqësor homologun tim, Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu. Me homologun nga Turqia rikonfirmova mbështetjen e fuqishme nga ky vend.

Miku im, Mevlüt shumë shpejt do të vizitojë Kosovën, ku ndër të tjera do të koordinojmë agjendën mbi vazhdimin e lobimit për vendin tonë në raport me vendet që se kanë njohur ende”, ka shkruar Pacolli në Facebook

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura