Pacolli reagoi për turistin kosovar që ishte fyer në Shqipëri, gazetari: Tek hoteli yt nuk ndizej as TV, nise nga vetja

Jul 18, 2018 | 8:40
SHPËRNDAJE

Pak dite me pare, mediat kosovare i bene jehone ankeses se nje turisti nga Kosova i cili ishte fyer nga punonjesit e nje hoteli ne Durres. Per kete reagoi edhe Behxhet Pacolli, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës. Ai postoi i indinjuar nje reagim ne te cilin shkruante:

pacolli

“Çdo verë, kaloj pushimet me familje edhe në Shqipëri. Shqipëria mund të zhvillohet ekonomikisht vetëm nga turizmi, por jo duke parë raste të ngjashme sikurse ky që ndodhi sot.

Sot pamë një shembull të tmerrshëm, të cilin kurrë nuk shpresoj ta shohim më.

Nuk është vetëm një punëtor i hotelit “*** * *****”, që ofendoi mysafirin nga Kosova në mënyrë të shfrenuar, por është vetë pronari.

Kjo nuk është ajo ndjenja për të cilën ne kemi ëndërruar dhe sakrifikuar dhe ose ndjenja që na shtyen të pushojmë në Shqipëri”, shkruan Pacolli.

Por Pacollit i është përgjigjur gazetari nga Shqipëria, Agim Xhafka. Ja postimi i plote i tij:

“Kështu jemi gatuar ne shqipot, Behgjet vëllai.

Njësoj andej e këndej. Para ca kohe kam bujtur te hoteli yt “Daimond” në Prishtinë. Pagova 130 euro për një natë dhe veç abazhurëve pa llampa tre herë kërkova ndihmë për tv se ndizej, por nuk shfaqte asnjë stacion.

Dhe qershia mbi tortë ishte kur në mëngjes më kërkuan 15 euro për makinën që fjeti jashtë.

Ndaj byrazer Behgjeti njësoj jemi. Por ti nisja nga vetja, nga të tutë. Me këtë durrsakun do merrem unë. Pa merak”, shkruan ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura