Pacolli: Bashkim ekonomik Kosovë-Shqipëri

Jul 9, 2011 | 12:55
SHPËRNDAJE

TIRANË- Ish presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli ka insistuar edhe njëherë në bashkimin ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë, në të mirë të zhvillimit të vendeve përballë ritmit të BE-së.

Gjatë një forumi të përbashkët zhvilluar sot në Universitetin Europian të Tiranës, Pacolli ka theksuar se një bashkim I tillë nuk duhet të trembë, përkundrazi synon forcimin ekonomik.

“Na nevojiten dy kryeqytete, dy administrata të forta përballë konkurrencës së madhe të BE, por duhet të jemi një të bashkuar, se do të jemi më të vlefshëm e më të fortë. Duhet të punojmë për mirëqenien e kombit tonë, askush nuk mund të na pengojë, askush nuk ka të drejtë të na pengojë, institucinet europiane na nxisin për këtë”- tha Pacolli, duke falenderuar drejtuesit e UET për mbështetjen dhe kontributin e dhënë në këtë drejtim.

Ai ka  përshëndetur dy universitetet, UET dhe atë të Prishtinës duke shprehur sigurinë e tij për kontributin në ndërmjetësimin e këtij komuniteti.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura