Pacienti më i ri në botë me koronavirus, foshnja e sapolindur në Angli. Mjekët nisin hetimet

Mar 14, 2020 | 10:13
SHPËRNDAJE

Një foshnjë e porsalindur në Angli është bërë personi më i ri në botë që testohet pozitiv për koronavirus, raporton The Sun.

foshnje

Nëna e fëmijës u dërgua në spital ditë më parë me dyshimet për pneumoni, por rezultati se ishte pozitive me koronavirus u bë i njohur vetëm pas lindjes.

Nëna dhe foshnja po trajtohen në spitale të ndara. Foshnja po trajtohet në spitalin “North Middlesex” ku lindi, dhe nëna po zhvendoset në një spital të specializuar për infeksione.

Pasi mjekët mësuan për rezultatin pozitiv të nënës, foshnja u testua shumë shpejt pas lindjes, sipas “The Sun”.

Mjekët po përpiqen të përcaktojnë se si foshnja është prekur nga virusi, qoftë përmes mitrës, ose gjatë lindjes.

Një burim tha: “Stafi në kontakt me të dy pacientët është këshilluar që të izolohen. Zyrtarët shëndetësorë po përpiqen urgjentisht të zbulojnë rrethanat që fshihen pas infektimit”.

Zyrtarët besojnë se gratë shtatzëna dhe foshnjat janë në rrezik të ulët nga koronavirusi dhe ka të ngjarë të kenë vetëm simptoma të buta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura