“Pacientët e infektuar do trajtohen në hotele dhe stadiume, nëse…”- Skënder Brataj flet për gjendjen në spitalet COVID. Ka edhe një mesazh për opozitën

Nov 29, 2020 | 15:00
SHPËRNDAJE

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka folur për të gjithë procesin e menaxhimit të pandemisë COVID-19, duke përfshirë edhe denoncimet për ezaurim të kapaciteteve spitalore.

brataj 2

Sipas Bratajt, në këtë moment nuk kemi të bëjmë me ezaurim të kapaciteteve, por pritja në ambulancë e rasteve që presin të shtrohen në spitalet COVID, ndodh për shkak se bëhet vlerësimi i rasteve.

Ai u shpreh se nëse në një të ardhme do kemi ezaurim të kapaciteteve do të nisë trajtimi i pacientëve në shtëpia, korridore, hotele edhe stadiume si e gjithë bota.

Në fund, Brataj pati edhe një mesazh për opozitën, të cilët sipas tij duhet vetëm të heshtin.

Brataj: Jo nuk është ezaurimi, sepse kur na rastis një numër i madh ne mundohemi që t’i shpërndajmë në spitalet COVID. Nuk jemi në atë pikë .

Jemi akoma në skenarin 3, pra të COVID 3, do hapet katra, do hapen spitalet rajonale me skenarë të ndryshëm. Kur t’i mbushim të gjitha do t’i trajtojmë edhe në ambulancë, edhe në banesë edhe nëpër korridore, hotele, stadiume, siç po bën e gjithë bota. Qytetarët do të asistohen në çdo lloj mënyre, qëllimet e tjera në këtë moment, jashtë aspektit shëndetësor duhet vetëm të heshtin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura