“Pabesia”, pjata që ‘ndezi’ debatin për tradhëtinë në tavolinë. Gazetarja habit: Vitet e fundit po ha në dyert e të tjerëve

May 20, 2018 | 18:52
SHPËRNDAJE

Rubrika “Për drekë me mua” e emisionit “E Diela Shqiptare” nisi një garë të re ditën e sotme, mes tre gazetareve të njohura si Alma Çupi, Jonida Shehu dhe Fatma Haxhialiu, të cilat treguan aftësitë e tyre në gatim.

Siparin e kësaj e gare e hapi gazetarja Alma Çupi, e cila me sportivitetin që e karakterizon, do na tregoi se sa e përkushtuar është në kuzhinë. Gazetarja rrëfeu se eksperienca me emisionin “Histori shqiptare” e ka larguar gjithnjë e më shumë nga kuzhina.

“Vitet e fundit po ha në dyert e të tjerëve”, tha ajo me humor, duke pranuar se në frigoriferin e saj s’ka gjë tjetër veç vezëve dhe djathit të Gjirokastrës.

Por tashmë pjesëmarrja në rubrikën “Për drekë me mua” i “veshi” përparësen Almës, pasi duhet të mirëpriste dy konkurrentet e saj, gazetaret Jonida Shehun dhe Fatma Haxhialiun, si dhe dietologen Blerina Bombaj.

Pjatën e parë Alma e quajti “Jeta e fundit”, një sallatë me avokado, qepë, limon e kastraveca. Kjo pjatë i zhgënjeu pak të ftuarat, pasi prisnin më shumë.

Pjatën e dytë e kishte quajtur “Kunati”, një recetë e thjeshtë dhe e lehtë për t’u gatuar: salmon në tavë i shoqëruar me kërpurdha të gatuara me hudhra në tigan.

Ndërsa pjata e tretë e quajtur “Pabesia”, ishte një dardhë e zier me verë të kuqe dhe e shërbyer me reçel.

Emërtimi i kësaj pjate krijoi shumë dilema e humor në tavolinë. Të ftuarat e saj, gazetarja Jonida Shehu, Fatma Haxhialiu dhe dietologia Blerina Bombaj u gjetën në befasi, ndërsa Alma i pyeti drejtpërdrejt: A jeni prerë në besë nga bashkëshorti?

Fillimisht Fatma u përpoq të shmangte bisedën, duke thënë se ndoshta nga bashkëshorti jo, por nga të tjerë e ka provuar shijen e pabesisë. Ndërsa Jonida pohoi duke shpjeguar se para se të sillte në jetë vajzën, bashkëshorti i kishte premtuar që do ta ndihmonte, por nuk ka rezultuar kështu.

Por Alma nuk e la me kaq… Ajo e ndezi sërish bisedën duke pyetur nëse mund të funksionojë një martesë pa tradhëtuar as njëri nga bashkëshortët.

Jonida dhe Blerina u përgjigjën menjëherë që po. “Dëgjo Alma nuk e ka problemin martesa”, tha Jonida. Ndërsa Fatma tha “nuk e di”.

Alma vijoi të thumbonte konkurrentet, duke i pyetur a do të ndaheshin nga bashkëshorti nëse do t’i tradhëtonte.

“Para se të lindja çunin isha shumë kategorike, thoja unë ta marr vesh, nuk bëhet fjalë. Tani, edhe për faktin që ai është një baba i jashtëzakonshëm, unë i kam thënë po të jesh i zoti bëj çfarë ke për të bërë, po mos ta marr vesh unë”, u shpreh Fatma, ndërkohë që me humor mori një thikë në tavolinë që e përplaste herë pas here.

“Nuk e di Fatma, mendoj që ti tjetër gjë thua dhe tjetër gjë ke përbrenda se më ke hequr bullonin e tavolinës që e kam prej 20 vitesh”, i tha Alma, duke parë që nga përplasjet e thikës ra dhe një bullon i tavolinës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura