PAA pret përfaqësuesit e mediave, Duka: 2017, vit i vështirë dhe plot sfida

Dec 16, 2017 | 20:29
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme Partia Agrare Ambientaliste organizoi një pritje për gazetarët me qëllim sensibilizimin e tyre ndaj çështjeve që PAA përfaqëson. Në takim ishin të pranishëm përfaqësues të mediave dhe Kryesia e PAA-së.

1d854456-16ce-43a7-871b-6f6cb8e4e964

Pjesë nga fjalimi i Agron Dukës:

2017 ka qenë një vit i gjatë, plot sfida dhe vështirësi për të gjithë.

Të pranishmit në këtë sallë, nga pozicioni që secili mban në jetën shoqërore të vendit, kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e debatit publik dhe në ndërgjegjësimin e qytetarëve.

Si Kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, ju jam mirënjohës përfaqësuesve të mediave, për pasqyrimin real dhe konkret të aktiviteteteve të PAA-së gjatë këtyre 12 muajve.

Ndonëse organizimi dhe vullneti ynë për të qenë faktor në agjendën politike u mundësuan nga puna e çdo anëtari të PAA-së, ishte edhe fal mbulimit tuaj mediatik që ne arritëm të komunikonim me qytetarët në gjithë vendin.

Të gjithë ne e dimë tanimë rrjedhën e ngjarjeve. Jo gjithçka shkoi sipas parashikimeve dhe përpjekjeve tona. Ndonëse ne përbëjmë një nga partitë më aktive dhe të zëshme të opozitës, pas një viti betejë, e gjetëm vetën pa përfaqësim parlamentar.

Por kjo nuk na tremb, ne nuk jemi nga ata që dorëzohen. Siç thash, ndonëse mundimi ynë për t’i dhënë një hov të ri zonave rurale dhe atyre çështjeve që PAA mbron nuk u transformua në mandate, ne jemi dhe do të mbetemi këtu për të mbrojtur idetë tona dhe për të dhënë kontributin tonë si njerëz që e duan këtë vend.

Nuk dua të flas sot këtu për cilësinë e zgjedhjeve, sepse ju keni qenë aty dhe i dini shumë mirë gjërat;
Nuk dua të flas as për cilësinë e qeverisjes, sepse jeni dëshmitar të të njëjtit realitet.

Ajo që un dua t’ju them është se publiku dhe interesi publik shqiptarë kanë nevojë për ju; sidomos ato zona dhe çështje, si siguria ushqimore, që shumë pak preken nga vëmendja e mediave, dhe ju e dini që nëse nuk shkon media, nuk shkon as vëmendja e qeverisë, dhe si pasojë nuk gjehet as zgjidhja e problematikave.

Bëhet fjalë për zonat rurale, për pjesën më të madhe të shqiptarëve që jetojnë në fshatrat e Shqipërisë, të cilët kanë nevojë jo vetëm për zërin e PAA-së, por sidomos kanë nevojë për vëmendjen tuaj profesionale.

Është dëshira dhe vullneti ynë të përpiqemi të mbushim këtë vakuum, me vlera reale si puna, ndershmëria dhe besueshmëria e burrave dhe grave që besojnë në vlerat që Partia Agrare Ambientaliste përfaqëson.

Bashkë do të japim ekspertizën e fituar në vite të tëra përvojë profesionale edhe në 2018. Ky vit do të jetë përgatitor për zgjedhjet lokale që na presin pas 18 muajsh, ku ambicia jonë për të surprizuar pozitivisht nuk do të mungojë dhe do të jetë fryt i punës që kemi nisur qysh prej shtatorit që sapo kaluam.
Të dashur miq, ndonëse disa prej nesh mund të ndodhen në llogore të ndryshme të politikës, në fund të ditës, ajo që na bashkon është dëshira për të qenë profesionist të mirë në aktivitetin tonë, jo thjeshtë si sipërmarrës, politikan apo gazetarë, por si njerëz që kërkojmë të japim një kontribut sa më cilësor në përmirësimin e vendit tonë.

Pikërisht për këtë kontribut që të gjithë ju keni dhënë në këtë vit, unë, në cilësinë e Kryetarit të Partisë Agrare Ambinetaliste, ju jam mirënjohës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura