PAA denoncon: Shoqëruesit e ministres së Drejtësisë shpërndajnë legalizime në këmbim të votave. SPAK të bllokojë të gjitha regjistrat

Feb 28, 2021 | 13:53
SHPËRNDAJE

Partia Agrare Ambientaliste ka denoncuar sot krimin elektoral të rilindësve sipas saj, duke shpërndarë legalizime në këmbim të votave.

Screenshot_12-10

Sipas deklaratës së Agron Dukës, rasti përbën krimin elektoral dhe SPAK duhet të veprojë menjëherë duke bllokuar për hetim të thelluar të gjitha regjistrat e dhënies së lejeve të legalizimit.

PAA i bën thirrje çdo votuesi shqiptarë që të mos shesë votën për asnjë parti politike.

Deklarata:

Bandat e rilindasve hajdutë janë hedhur në sulm për të vjedhur votat e shqiptarëve. Shoqëruesit e ministres së Drejtësisë Gjonaj kapen me “ presh në dorë” në një krim elektoral. Në 27 shkurt Ministria Gjonaj shpërndan në njësinë administrative nr. 7 për blerje vote 12 legalizime.

PAA po paraqet sot me prova konkrete krimin elektoral të rilindasave hajdutë të votave, parave dhe të ardhmes së shqiptarëve. Me makinat e ministres Gjonaj, me shoqëruesit e ministres Gjonaj dhe ndoshta edhe me vetë ministren Gjonaj të strukur brenda makinës së saj, dje hajdutë të votave të Dibrës të dënuar me vendim gjykate –janë parë duke shpërndarë leje legalizmi në këmbim të votave.

Ky nuk është një rast i vetëm. Vjedhja e votave nëpërmjet angazhimit të bandës kriminale në Dibër dheDurrës, e bëri qeverisjen e vendit më të keqe, i varfëroi më shumë shqiptarët dhe ju vrau atyre shpresën dhe perspektivën për të ardhmen europiane.

Rasti konkret përbën një krim elektoral. SPAK duhet të veprojë menjëherë duke bllokuar për hetim të thelluar të gjithë regjistrat e dhënies së lejeve të legalizimit pas ditës së shpalljes së zgjedhjeve. Ҫdo vendim i marrë nga ҫdo rilindas hajdutë dhe të pa shpresë, ҫdo qindarkë e harxhuar nga qeveria dhe kryetarët e bashkive, ҫdo punësim abuziv në ҫdo institucion dhe kompani publike në shkëmbim të votave, duhet të hetohet si krim elektoral. Askush nuk mund të shpresojë për një Shqipëri më të mirë me qeveritarë si të ҫetës së “Ali Baba-së me 40 hajdutë”.

Ne nuk mund të ndalim varfërinë tonë shpirtërore dhe materiale duke toleruar vjedhjen e votave dhe të shpresës. PAA i bën thirrje të gjithë përfaqësuesve të partnerëve tanë strategjikë dhe institucioneve ndërkombëtare që jo të mbajnë shënime për raportet pas zgjedhjeve por të imponojnë respektimin e standardeve të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Të dënojnë publikisht ҫdo tendencë të vjedhjes së votave duke luftuar krimin elektoral që po ndodh, të ndihmojnë realisht Shqipërinë dhe shqiptarët në luftën kundër kësaj bande qeverisëse.

PAA i bën thirrje ҫdo votuesi shqiptar të mos ja shesë integritetin dhe votën e tij asnjë partie politike të majtë apo të djathtë, por të votojë i lirë. PAA është e shqetësuar se kush shet votën blen varfërinë e tyre të përhershme prandaj, ju bën thirrje të gjithë votuesve dhe shoqërisë civile të denoncojnë në kohë dhe me prova konkrete ҫdo akt të shitblerjes së votave.

Angazhimi i tyre për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre është sot më i domosdoshëm se kurrë për të shpëtuar nga rilindasit hajdutë dhe për të provuar se shqiptarët janë të lirë dhe të përkushtuar për të ardhmen e tyre më të mirë. Provat e këtij krimi PAA do t’i paraqesë edhe në SPAK. Reagimi ynë ndaj veprimeve që përbëjnë krim elektoral nuk do të ndalet këtu por me fakte dhe prova do të denoncojmë pranë organeve kompetente ccdo veprim të paligjshëm që synon në tjetërsimin e vullnetit të zgjedhësve.

155043022_4182653448434856_1579152397309487088_n 155471215_4182652981768236_3593434861046104424_n 155764221_4182653271768207_191190432772780703_n 155808053_4182653371768197_827060997804014873_n 155822132_4182653085101559_4503553853845807925_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura