“Pa u mbyllur plaga, Rama tha se është sezoni më i mirë turistik”/ Qytetarët përpara Ministrisë së Brendshme: Do ia trazojmë gjumin këtij regjimi

Aug 8, 2022 | 20:01
SHPËRNDAJE

Qytetarë të shumtë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, janë mbledhur mbrëmjen e sotme përpara Ministrisë së Brendshme në shenjë proteste për ngjarjen tragjike në Himarë.

Një prej qytetareve ka kritikuar kryeministrin Rama për të cilin u shpreh se ende pa u mbyllur plaga e familjes Avdia, e cilësoi sezonin turistik si një sukses.

“Ju duhet të jepni dorëheqjen, sepse është e shtrenjtë karrigia për ju. Kryeministër, dole pa u mbyllur plaga e ngjarjes tragjike. Ju dolët dhe thatë se ky është sezoni më i mirë ndonjëherë turistik. Ju duhet të heshtnit. Vetëm këtë fjalë nuk mund ta publikonit në rrjete sociale. Duhet të shkarkonit menjëherë dy ministrat dhe drejtorin e policisë. Mos të flasim për Presidentin e Republikës, i cili sapo hyri në institucion, filloi pushimet dhe heshti për vdekjen e 7 vjeçares shqiptare. Nuk kemi siguri për vete dhe as fëmijët tanë. Kësaj i thonë me të vra dhe mos me të lënë të qash” – tha një qytetare.

Një tjetër qytetar ka paralajmëruar vijimin e protestave, duke u shprehur se populli do i trazojë gjumin këtij regjimi.

“Do ja trazojmë gjumin këtij regjimi. Regjimi që ka barriera me popullin e vetë.Është akti më normal që të jepet dorëheqja dhe të largohen të gjithë përgjegjësit” – tha një tjetër qytetar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura