Megjithëse është vendi i fundit në Evropë që u prek nga koronavirusi, Mali i Zi është i vendi i parë në Evropë siç pretendon Podgorica zyrtare që do të jetë pa persona të prekur me virusin potencialisht vdekjeprurës, Covid-19.
Kryeministri malazez, Dushko Markoviç tha se qeveria e tij nuk ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe as shtetrrethim, duke shtuar se “strategjia e qeverisë ka rezultuar efektive”.
?? je uspjela da bez uvođenja vanrednog stanja, i bez policijskog časa, bude posljednja zemlja u Evropi u kojoj je registrovan virus. I da bude prva država u Evropi koja ga je pobijedila. Nije to došlo samo od sebe. Naša strategija je da uvijek budemo korak ispred. #CoronaInfoCG pic.twitter.com/41YL66VSbQ
— Vlada Crne Gore (@VladaCG) May 25, 2020
Ndërkohë, Reuters shkruan se kjo është “një lëvizje vitale për industrinë e tij të turizmit – 69 ditë pasi raportoi rastin e tij të parë dhe pas 20 ditë pa asnjë të tillë”.
Mali i Zi ka raportuar 324 raste të konfirmuara me COVID-19 dhe nëntë vdekje.
Siç bëhet e ditur më tej, Markoviç filloi konferencën për shtyp duke hequr maskën e fytyrës.
Në fillim të marsit, republika Ballkanike prej 620,000 banorësh, e cila mbështetet në të ardhurat nga turizmi përgjatë bregdetit të saj Adriatik, me kufij dhe aeroporte dhe porte detare të mbyllura, mbylli shkollat dhe ndaloi tubimet publike dhe aktivitetet në natyrë për të frenuar përhapjen e virusit.
Në këtë drejtim, Markoviç tha që Mali i Zi do të hapte kufijtë për udhëtarët nga vendet që raportojnë jo më shumë se 25 raste të infeksionit për 100,000 njerëz.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al