Pa mëshirë, “skifterët” shqiptarë u thyenin dhëmbët viktimave në sy të fëmijëve

Feb 9, 2016 | 11:26
SHPËRNDAJE

Shkatërrohet një tjetër bandë shqiptare në Itali e famshme për grabitjet dhe stilin që përdornin për të arritur qëllimin e tyre.

Mediat italiane raportojnë se shqiptarët vepronin kryesisht gjatë natës, dhe fokusi i tyre ishin vilat e izoluara të cilat bastiseshin, por me pronarët e tyre përdorej në të gjitha rastet dhunë.

Viktimat rriheshin dhe torturoheshin nga banditët shqiptarë, dhëmbë të thyera, kërcënime me vdekje. Organizim gati perfekt i bandës, me metodat të cilat i ngjanin arteve marciale.

Shpesh pronarët e banesave mbaheshin peng për minuta të tëra. Në disa raste, ata nuk kishin mëshirë, madje vepronin edhe në prani të fëmijëve. Në një rast hajdutët u përpoqën të vrisnin një nga viktimat për t’u arratisur, por vetëm defekti me armën ka shmangur më të keqen.

Në fund shqiptarët largoheshin me paratë e kasafortave apo bizhuteritë floriri.

Nje nga makinat e banditeve shqiptare
Nje nga makinat e banditeve shqiptare

Policia e Casorias ka ekzekutuar urdhër arresti të lëshuar nga gjykata e Napolit, kundër dy shqiptarëve të akuzuar për grupe kriminale të cilat vidhnin dhe grabisnin shtëpitë, posedim i armëve të paligjshme, tentativë vrasje, plagosje të rënda trupore dhe gjetje e mallrave të vjedhura.

Urdhri për paraburgim vjen vetëm katër ditë pas një urdhri tjetër për një shtetas shqiptar, i akuzuar për grabitje të armatosur dhe vrasje.

Hetimet e nisura nga tetori i vitit 2015, dhe aktualisht ende në zhvillim e sipër, kanë hedhur dritë mbi tre grabitje shtëpish, në Dugenta (Benevento), Marsico Nuovo (Potenza) dhe në Sant’Egidio del Monte Albino (Salerno).

Të veshur me tuta të zeza dhe maska, ata hapnin me forcë dritaret dhe pasi hynin në banesa. Anëtari më i rrezikshëm dhe më i dhunshëm i kësaj bande ishte shtetasi Enver Jakimi, të cilit hetuesit arritën t’i ndërtonin identikitin pavarësisht maskës, për shkak të hundës së madhe dhe vetullave të trasha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura