Pa kaluar një muaj, tjetër tërmet i fuqishëm godet Iranin

Dec 11, 2017 | 23:37
SHPËRNDAJE

Irani është goditur pas një muaji nga një tërmet në pjesën perëndimore në afërsi të kufirit me Irakun.

Tërmeti i fuqisë 6.0 shkallë Richter është shënuar në Iran bëjnë me dije mediat vendase.

E ndërsa muajin e kaluar, po ky rajon është goditur nga një tërmet me magnitudë 7.3, i cili ka lënë rreth 600 njerëz të vdekur.

Iran Iraq Earthquake

Epiqendra e tërmetit të sotëm është shënuar në qytetin Ezgele, por nuk bëhet me dije nëse ka viktima apo cili është dëmi që ka shkaktuar.

Në vitin 2003 në Iran, një tërmet me magnitudë 6.6 ka shkatërruar qytetin historik të Bamit, duke vrarë 26,000 njerëz.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura