Pa iu trembur syri, futet në urban dhe i vjedh portofolin e shoferit, por… (video)

May 18, 2017 | 16:27
SHPËRNDAJE

Vjedhjet në urbanet e kryeqytetit kanë qenë gjithmonë të pranishme dhe në redaksinë tonë gjithmonë kanë ardhur raste të tilla, ku udhëtarët janë vjedhur nga persona të ndryshëm.

123

Por nëse deri tani na kishin ardhur denoncime të personave që vidhnin qytetarët, tani duket se vëmendja po shkon drejt “zhvatjes” së shoferëve.

Vetëm pak ditë më parë një vjedhje ka ndodhur në një prej urbanëve të Tiranës, ku një qytetar është futur në mes të ditës në urban dhe pa iu dridhur dora ,direkt ka futur dorën në xhaketën e shoferit dhe i ka vjedhur portofolin.

Në video mund të shikohet qartë personi që pasi vjen në urban, në të cilin ndodhen dhe disa qytetarë, shkon dhe merr portofolin dhe për të shuar dyshimet qëndron një moment, deri kur zgjedh të largohet.

Duket se qenka aktor mjaft i mirë, ndaj bëni kujdes nëse e shikoni në urbanet e kryeqytetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura