“Pa ide, i vjetruar dhe i papërgatitur”- Gazment Bardhi i përgjigjet Ramës: Videomontazhet dhe sajesat kundër opozitës, për të mbuluar dështimet e tij

Apr 3, 2020 | 22:12
SHPËRNDAJE

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Rama, ndërsa tha se ky i fundit “përpiqet të heqë vëmendjen nga dështimet e tij, me sajesa, sulme banale”.

Me një shënim në facebook, Bardhi shkruan se Rama bën mirë të marrë menjëherë propozimet e opozitës, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve, me para në dorë.

gaz bardhi

Ata janë sot në hall dhe nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga shteti, sepse Edi Rama e ka mendjen të bëjë videomontazhe kundër opozitës dhe jo të ndihmojë njerëzit“, shkruan mes të tjerash Bardhi, pasi kryeministri Rama ka postuar sot në Instagram një video ku duket kreu i opozitës Lulzim Basha.

Postimi i plotë:

Pa ide, i vjetruar dhe i papërgatitur Edi Rama përpiqet të heqë vëmendjen nga dështimet e tij, me sajesa, sulme banale dhe së fundmi edhe me videomontazhe për të sulmuar opozitën. Edi Rama bën mirë të marrë menjëherë propozimet e opozitës për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve, me para në dorë. Ata janë sot në hall dhe nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga shteti, sepse Edi Rama e ka mendjen të bëjë videomontazhe kundër opozitës dhe jo të ndihmojë njerëzit.

Shqiptarët kanë nevojë për mbështetje shëndetësore dhe ekonomike, dhe jo për sajesa, gjuhë të shfrenuar dhe fjalë boshe.

Çdo ditë e humbur sot kushton jetë!


View this post on Instagram

DAKORD ME TY?

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura