Pa faj, tifozët i dalin në krah Mesit. Argjentinasit kryqëzojnë Sampaolin dhe zgjedhjet e tij

Jun 18, 2018 | 20:57
SHPËRNDAJE

A jo penallti e ndalu ar në ndeshjen ndaj Islandës duket se nuk e ka ndryshuar opinionin e argjentinasve për Leo Mesin. “Pleshti” në kohët e fundit nuk ka qenë një snajper i pagabueshëm nga pika e bardhë duke humbur katër nga shtatë ekzekutimet e fundi. Në një sondazh të “Ole”, Mesi nuk cilësohet si fajtor për barazimin ndaj Islandës, madje më shumë faj u atribuohet kolegëve që nuk e ndihmojnë si dhe sa duhet.

Teksa sulmuesi i Barçes duket i paprekshëm në atdhe me argjentinasit që i japin ende kohë për të thënë fjalën e tij në Botëror, ai që duket buzë humnerës është trajneri Horge Sampaoli. Sipas tyre, tekniku nuk ka autoritet brenda grupit të vendosë për gjë tek Argjentina. Listën, formacionin, skemat dhe zëvendësimet ia bëjnë të tjerët…

mesi

VOX POPULI – Te Kili tregonte vlerat e tij si trajner duke i bërë për vete të gjithë. Ai luante gjithmonë me skemën 3- 4-3 ose 3-4-1-2. Tek Argjentina e ka ndryshuar dhe skuadra “Albiceleste” jo vetëm që nuk jep më të mirën në fushë, por vuan shumë. Mesi me paraqitjet e tij e solli kombëtaren deri në Botëror duke shkëlqyer në sfidën e fundit në grupin eliminator kur të besuarit e Sampaolit fituan 1-3 në Ekuador. Nëse ka një “faj” të Mesit, është për shkak se i atribuohet një lloj mostolerimi ndaj Dibalës.

Numri 10, me sa duket, nuk dëshiron në fushë yllin e Juventusit, teksa pikërisht ky i fundit mund të kishte rezultuar deciziv në ndeshjen me skandinavët. Nga ana tjetër, gabimi i radhës i Sampaolit ka të bëjë më stolin, ku Higuain hidhet pesë minuta në fushë teksa në “Rusi” as që shkuan lojtarë si Peroti apo Gomez, për të mos folur për kryegolashënuesin e Serisë A, Mauro Ikardi. Nëse shpesh faji mbetet jetim, tek Argjentina fajtorin është e thjeshtë ta pikasësh…

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura