Pa bërë dy muaj jetë, vajza e Meghan Markle dhe Princit Harry bëhet pjesë e listës së trashëgimisë për fronin mbretëror! Ja në ç’vend renditet ajo

Jul 27, 2021 | 15:09
SHPËRNDAJE

Vajza e Meghan Markle dhe Princit Harry i është shtuar listës së trashëgimisë për fronin mbretëror.

prince-harry-meghan-markley-lilibet-diana-succession-54

Përditësimi i listës, i cili e rendit Lilibet si të tetën në radhë për fronin, vjen vetëm një ditë pasi “Page Six” raportoi për mungesën e saj nga faqja e internetit “Royal UK”.

Duka dhe dukesha e Sussex mirëpritën vajzën e tyre në qershor. Tashmë që ajo është vetëm shtatë javëshe, qëndron një vend pas vëllait të saj, Archie dhe dy vende pas babait, Princit Harry, për të zënë vendin në fron.

Archie u rendit nën babanë e tij si i shtati në radhë vetëm dy javë pasi lindi në 2019.

Aktualisht gjyshi i Lilibet, Princi Charles, është i pari në radhë për fronin. Më pas ai ndiqet nga Princi William dhe tre fëmijët e tij, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis.

prince-harry-meghan-markley-lilibet-diana-succession-56

Në vitin 2018, Princesha Charlotte bëri histori pas lindjes së vëllait të saj më të vogël, Louis.

Një ligj i vjetër për trashëgiminë thoshte që trashëgimtari i fronit do të ishte djali i parë i mbretit ose mbretëreshës dhe titulli do t’i kalonte një vajze vetëm nëse nuk do të kishte djem të tjerë.

Ligji i ri, i cili u vu në fuqi përsëri në 2011, vë në dukje se vajzat nuk do të kapërcehen nga asnjë vëlla më i vogël.

Nëse ndonjë nga fëmijët e William do të ketë fëmijë në të ardhmen, ata do të jenë të renditur më të lartë në linjën e trashëgimisë sesa Harry ose fëmijët e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura