“Pa ardhur këtu nuk më dukej reale ikja e tij”- Rama nga Lushnja kërkon një minutë heshtje në nder të Bashkim Finos

Apr 21, 2021 | 16:34
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama nga Lushnja, ku ndodhet në kuadër të fushatës elektorale, ka kërkuar që të mbahet një minutë heshtje për ish-deputetin e ndjerë të PS-së, Bashkim Fino, i cili u nda nga jeta, pasi humbi jetën nga COVID-19.

rama

Rama: Duket sikur vetëm tani unë u pajtova me faktin që Bashkimi nuk është më deri sa pa ardhur këtu e kisha më të lehtë dhe nuk më dukej edhe aq reale ikja e tij. Ndërsa këtu në këtë shesh ku kemi qenë shpesh ai nuk është më dhe tani unë dua të pajtohem me këtë fakt dhe Erioni bëri shumë mirë që na ftoi të gjithëve që ta duartrokasim Bashkim Finon. Do ju lutesha që ta mbajmë një minutë heshtje për Bashkim Finon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura