Ozan te ”Fate të kryqëzuara”: Nuk e prisja gjithë këtë famë kaq shpejt

Apr 26, 2016 | 11:54
SHPËRNDAJE

Roli i tij si Ozan dhe i biri i Xhihanit (Erkan Petekkaya) ka zgjuar interes te publiku e tashmë edhe te shqiptarët, sidomos tek adoleshentet, të cilat janë dashuruar pas tij. 21-vjeçari Burak Tozkoparan, në intervistën e tij të fundit, flet se nuk e ka imagjinuar që ndonjëherë do të bëhet i famshëm dhe njerëzit do ta njoihnin, madje thotë se nganjëherë ajo ndjenjë është e tmerrshme. Fama e tij mori hovin me serialin ”Fate të kryqëzuara”, ndërsa flitet se është një nga aktorët më të talentuar dhe më të admiruar te gjeneratat e reja.

10601676_786366508159088_1896839142_n

Në serial dukesh mjaft aktiv, je i njëjtë dhe në jetën e përditshme?

Kam pasur një jetë të gjallë dhe më përpara sigurisht, por tani për momentin gjërat po ndryshojnë çdo ditë. E nisa me muzikë njëherë, duke luajtur në bateri me një bandë e më pas fitova një bursë studimi dhe vendosa të vazhdoj filmin e televizionin, që akoma jam duke i mbaruar.

Si e përjetove famën te ”Fate të kryqëzuara” dhe kush ka qenë shtytës për ty?

Ëndërr e imja vërtet ka qenë që të luaj në seriale, por jo të marrë hov kaq shumë popullariteti im. Shtysë ka qenë mësuesi dhe prindërit e mi, pastaj shokët e ngushtë, duke më thënë se jam në rolin e duhur dhe të rëndë- sishëm që të tregoj veten.

14_d

Po muzika çfarë roli ka në jetën tënde?

6 vjet më parë kam filluar muzikën, i detyrohem asaj me gjithçka në jetën time. Lotët e materialeve në dysheme dhe arritjet shpirtërore, çmime, koncerte, vende të reja, njerëz të rinj.

A e keni karakterin e njejtë si të Ozanit?

Unë për vete kam disa veçori simulimi, por Ozani është shumë ngazëllyes. Merr vendime të papritura që më vonë do të pendohet, është shumë nervoz. Të bëhesh Ozan është shumë e vështirë, pra unë nuk jam si ai.

burak-tozkoparan-fotogaleri-4

Historia e serialit është shumë interesante, aty fëmijët gjejnë prindërit e tyre të vërtetë pas një kohe mjaft të gjatë. Çfarë do të bëje ti, nëse një gjë të tillë do të të ndodhte me të vërtetë?

Këto lloj historish e situatash godasin shumë njerëzit dhe janë të vështira e shumë komplekse, sinqerisht. Nuk e di në jetën reale si do të sillesha, personalisht nuk do t’i ndërroja prindërit për asnjë arsye.

020520151943008642127

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura