VIDEO/ Tirana me “5 yje”, por arbitri i i bie prapë në qafë Luftëtarit

Jan 26, 2020 | 17:53
SHPËRNDAJE

Tirana mposhti Luftëtarin me rezultatin 5-1 në sfidën e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiore. Një triumf spektakolar për skuadrën e Emanuel Egbo, e cila e dominoi thuajse të gjithë sfidën.

Ngo Doka Tirana (1)

Kobina ishte ai që hapi serinë e golave, në minutën e 15-të, ndërkohë që Ngo, Muçi dhe dopieta e Ngosë, i dhuruan goleadën bardhebluve.

Tirana festa (1)

Golin e vetëm për Luftëtarin e shënoi Çela. Pavarësisht fitores bindëse, nuk munguan rastet e kontestuara në këtë përballje, teksa në minutën e 62-të, gjyqtari Klajdi Kola akordoi një 11-metërsh jo fort bindës, duke sjellë irritimin e futbollistëve të Luftëtarit. Me triumfin e sotëm, Tirana merr përkohësisht kryesimin.

 

TIRANA-LUFTËTARI 5-1

Kobina 15′, Batha 17′, 74′, Ngo 36′, Muçi 64′ (p)  / Çela 53′ 

KOMENTI LIVE:

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

88′ Provon edhe i riu Kraja, por tentativa e tij shkon larg kuadratit.

82′ Provon të shënojë edhe Halili, por gjuajtja e sulmuesi shkon jashtë kuadratit.

81′ Zëvendësim te Tirana, largohet Celhaka, vendin e tij e zë i riu Kraja.

74′ GOOOOL TIRANA 5-1/ Realizojnë sërish bardheblutë me Idi Bathën, i cili me një predhë nga distanca, ka shtangur portierin Qyrani. 

74′ Zëvendësim te Luftëtari, largohet Oshafi, vendin e tij e zë Ziaji.

72′ Pranë golit të 5-të Tirana me Ngo. Ngjuajtja e anglezit është ndalur nga portieri Qyrani.

68′ Zëvendësim te Tirana, largohet Kobina, vendin e tij e zë Halili.

64′ GOOOOL TIRANA 4-1/ Ernest Muçi realizon nga pika e bardhë e penalltisë, duke goditur saktë nga 11-metra. 

62′ Penallti për Tiranës, pas një dueli mes Majkëll Ngo dhe portierit Qyrani. Për gjyqtarin Kola kemi të bëjmë me 11-metërsh. Nuk janë dakord gjirokastritët.

59′ Mundësi mjaft e mirë për Tiranën, pas harkimit nga e djathta, por as Ngo as Kale nuk arrijnë ta shtyjnë drejt rrjetës.

53′ GOOOOL LUFTËTARI 3-1/ Gjirokastritë ngushtojnë diferencë me anë të Johan Çelës, i cili me një gjuajtje mjaft të bukur nga jashtë zonës, mposhti portierin Lika. 

48′ Kale provon me një goditje nga jashtë zonës, topi shkon mbi kuadrat.

46′ Pjesa e parë starton me 2 zëvendësime. Te Tirana largohet Hoxhallari, vendin e tij e zë Ismajlgeci, ndërkohë që te Luftëtari, largohet Qato në fushë Hyseni.

Mbyllet pjesa e parë. 

45′ Goditje dënimi për Luftëtarin, në një pozicion tepër të favorshëm. Provon Lika, por gjuajtja devijohet nga muri mbrojtë.

42′ Pranë golit të katërt Tirana, me Ernest Muçin, gjuajtja e sulmuesit përfundon mbi kuadrat.

37′ Zëvendësim te Luftëtari, largohet nga fusha Enes Isufi, vendin e tij e zë Stiven Puçi.

36′ GOOOOL TIRANA 3-0/ Fantastik Majkëll Ngo. Pas një kombinimi me Muçin, sulmuesi anglez gjuan bukur nga jashtë zonës me të djathtën, duke trefishuar rezultatin. 

35′ Luftëtari nuk dorëzohet dhe provon të hap sfidën, me anë të Çelës, por pa sukses. Bardheblutë menaxhojnë mjaft mirë avantazhin e dyfishtë.

25′ Dominim absolut i Tiranës, e cila nuk mjaftohet me avantazhin e dyfishtë, duke krijuar raste të tjera të rrezikshme në portën e Qyranit. Vlen për t’u theksuar se mbrojtja gjirokastrite lë shumë për të dëshiruar në sfidën e sotme.

17′ GOOOOL TIRANA 2-0/ Dyfishohen shifrat, Batha realizon me një gjuajtje fantastike brenda zonës, duke e dërguar topin në cepin e portierit Qyrani. 

15′ GOOOOL TIRANA 1-0/ Bardheblutë kalojnë në avantazh. Kobina gjen rrugën e rrjetës. Një gol tepër i veçantë ky për mesfushorin afrikan. 

10’ Goditje dënimi për Luftëtarin nga krahu i majtë, mbrojtja bardheblu largon jo pa vështirësi harkimin në zonë.

4′ Shans i artë për Luftëtarin me sulmuesin Oshafi, por ky i fundit nuk arrin të shtyjë dot topin në rrjetë.

3′ Tirana e nis vrullshëm ndeshjen, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në zonën e miqve.

1′ Ka nisur sfida. Të dyja skuadra janë bërë bashkë para startit të sfidës duke pozuar me banerin “Lutu për Turqinë”, e cila u trondit ditën e fundit nga një tërmet katastrofik.

bandicam 2020-01-26 15-58-40-882

FORMACIONET ZYRTARE: 

TIRANA: Lika, Doka, Osmani, Muça, Hoxhallari, Batha, Celhaka, Kobina, Kale, Muçi, Ngo. Trajner: Emanuel Egbo

LUFTËTARI: Qyrani, Dragashi, , Isufi, Kukaj, Demo, Dushkaj, Açka, Qato, Lika,  Çela, Oshafi. Trajner: Nikolin Çoçlli

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura