Marrëveshjet për dritat, OSHEE: Sportelet punë deri në 22:00

Feb 24, 2015 | 14:31
SHPËRNDAJE

Mbeten ende pesë ditë afat që konsumatorët familjarë të përfitojnë 80 për qind zbritje të kamatëvonesës në rast se paguajnë menjëherë detyrimet e prapambetura të energjisë. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bëri me dije se data 28 shkurt do të jetë e fundit për të lidhur këtë lloj marrëveshjeje. Nga 1 marsi mundësia e vetme që mbetet është ajo për pagesë me këste të gjithë detyrimit(principal+kamatë). Për të mundësuar ofrim të shërbimit për të gjithë të interesuarit, OSHEE ka zgjatur orarin e punës në sportele duke e çuar atë deri në 22:00.

Fatura të energjisë elektrike

“Deri më datë 28 shkurt, afati i fundit kur debitorët mund të përfitojnë mundësinë e lidhjes së marrëveshjes me OSHEE për t’i paguar me këste ose të uljes me 80% të kamatëvonesës, sportelet e kompanisë do të qëndrojnë hapur deri në orën 22:00″ thuhet në deklaratën e OSHEE.

Më herët, që me nisjen e zbatimit të skemës lehtësuese, OSHEE filloi punën me dy turne në sportelet e Kujdesit ndaj Klientit, duke ofruar mundësi për pagesë deri në orën 20:00, përfshirë të shtunën dhe të dielën. Sakaq, të gjithë ata që nuk kanë mundësi të paguajnë menjëherë detyrimin për të përfituar zbritje 80 për qind të kamatëvonesës, mund të paraqiten pranë pikave të OSHEE për të lidhur marrëveshje për pagesë me këste.

PAGESAT OSHEE

ka bërë thirrje që gjithë konsumatorët që duan të përfitojnë nga ditët e fundit, të paguajnë pranë pikave të kompanisë. Atyre ekzistueseve kompania u shtoi edhe 50 pika të reja, ku mund të lidhen aktmarrëveshjet për pagesën e detyrimeve të prapambetura të energjisë. Sakaq, të gjithë ata që duan të paguajnë faturën e muajit korrent (në këtë rast janari), sipas OSHEE mund të bëjnë pagesën edhe në pikat e Postës Shqiptare apo banka.

“OSHEE u bën thirrje debitorëve që të shfrytëzojnë oraret e vendosura në dispozicion, kurse klientët që duan të paguajnë faturën mund të përdorin postën, bankat e së fundmi edhe pikat e transfertave të parave ose përmes celularit. Shumë shpejt pikat e tjera alternative do të zgjerohen, ku do të mundësohet pagesa e faturave edhe në dyqane apo qendra tregtare”, deklaron OSHEE.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura