Ornela Muti dënohet me 8 muaj burg, mashtroi festivalin për të darkuar me Putin

Feb 25, 2015 | 12:21
SHPËRNDAJE

[portfolio_slideshow]

As Ornela Muti nuk i shpëton drejtësisë. Aktorja e famshme italiane është dënuar me 8 muaj burg me akuzën e mashtrimit.

Ajo ishte e ftuar në një spektakël në Pordenone, por për shkak të një angazhimi tjetër, ajo falsifikoi një raport mjekësor duke thënë se kishte problem me fytin.

Me këtë justifikim ajo anuloi takimin dhe nuk u paraqit.

Por ajo është parë po atë mbrëmje në Shën Pjetërburg në Rusi me Vladimir Putin dhe aktorin Kevin Costner në një darkë bamirësie.

Tani Ornela duhet të kryejë 8 muaj burg ose të paguajë 30 mijë euro për dëmtim imazhi që i ka bërë festivalit në Pordenone.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura