Oriola Marashi zbulon gjoksin, mamaja e saj ka diçka për t’i thënë (FOTO)

Nov 21, 2018 | 11:53
SHPËRNDAJE

Modelja e njohur Oriola Marashi ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut, me një fotografi të postuar në profilin e saj në rrjetin social “Instagram”.

xhoi-oriola

Mbrëmjen e së martës, Oriola ka postuar një foto ku dëshironte që vëmendja e ndjekësve të saj të përqendrohej te flokët dhe makijazhi i saj, por në fakt fansat dalluan një tjetër detaj.

Në foton e publikuar në “Instagram”, Oriola kishte zgjedhur që një anë të gjoksit ta linte zbuluar, përmes dantellës së veshjes së natës.

oriola marashi

E pikërisht këtë detaj, ndjekësit e saj nuk e lanë që të kalonte pa u vënë re. Fotografia mori menjëherë mijëra pëlqime dhe qindra komente. Kishte nga ata që e komplimentonin për bukurinë dhe nga ata që bënin komente negative rreth veshjes së saj.

Por mes gjithë këtyre komentuesve, vihej re edhe e ëma e modeles seksi, Xhoi Jakaj. Kjo e fundit kishte rezervuar një tjetër kompliment për të bijën.

oriola

“Yyy bukuroshe mamit, flokë arta ime ti. Dashuri…”, shkruan Xhoi në foton e Oriolës. Nëna e modeles ka treguar gjithmonë se e përkrah vajzën e saj në çdo zgjedhje të saj.

oriolaa oriola m oriola oriola4

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura