Orinda Huta: Në fillim puna, martesa e më pas bebi

Nov 26, 2015 | 13:25
SHPËRNDAJE

1898178_366056530218666_479606918869526880_n

Nuk është prej atyre emrave që realizon gjithmonë projekte të reja muzikore, por së fundi theu rekord me katër projekte të tilla. Orinda Huta tregon për emocionet e një prej këngëve që e bëri të njohur në skenën muzikore. ‘’Unë nuk kam qenë shumë aktive në muzikë. Sa për mos t’u vënë re që nuk jam aktive, maksimumi im është dy këngë në vit dhe nuk mund të ndodhë më shumë. Më kujtohet një këngë që ishte shumë e thjeshtë, por e bukur, nuk kishte ekzagjerime, sepse njerëzit kërkojnë të thjeshtën’’, tregon ajo për këngën ‘’Nisu arratisu’’. ‘’E kam thënë që në momentin e parë, kënga nuk ka diçka personale, por edhe unë kam momentet e mia të xhelozisë dhe bëhem xheloze. S’besoj që ka njeri që nuk bëhet, për sa kohë që ndodh me mua, ndodh edhe me të tjerët. Ka raste kur jam e dobët dhe tregohem e dobët, gjithsesi nuk i kaloj kufijtë’’, shprehet Orinda më tej duke sqaruar edhe punën në televizion.

‘’Vizioni i pasditës është e përditshmja ime, sigurisht që kam mirënjohje karshi të tjerëve, është përgjegjësi e madhe, duhet të kesh formën tënde se nuk mund të sjellësh diçka që dikush e ka sjellë më parë. Duhet një gjë e re, një sfidë e madhe për mua, dhe vendosa mos të kem vetëm autorësinë, por edhe moderimin’’. E sa i përket asaj që është më e rëndësishme për lexuesit, pra jeta private, Orinda dhe Turi akoma nuk e kanë vendosur një datë për martesë apo edhe krijimin e familjes dhe ardhjen në jetë të një bebeje. ‘’Problemi është se nuk e kam vendosur akoma nëse do e bëj bebin… besoj që do vijë martesa, krijimi i familjes, por di që tani do t’i përkushtohemi punës me shumë dashuri dhe i bie që ta lë fare këtë gjë që e kam, kështu që duhet ta mendoj mirë atë hap’’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura