“Origjina është e ardhmja” Shijoni performancën artistike të mbi 100 të rinjve nesër në Sheshin ‘Skënderbej’

Oct 6, 2022 | 17:54
SHPËRNDAJE

“Origjina është e ardhmja” është performanca koreografike më e madhe e organizuar ndonjëherë në Tiranë me veshje të stampuara të trashëgimise kulturore.

koncerti

Në performancë do marrin pjesë 100 të rinj, 20 balerinë, 10 persona me daulle. Do të jetë performanca e ritmit, lëvizjes dhe simboleve të të parëve tanë.

Kështu që nesër më 7 Tetor në orën 19.30, shijoni performancën e mrekullueshme të të rinjve në “Sheshin Skënderbej”. Ky aktivitet organizohet nga Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, si dhe mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura