“Origi asistoi në lindjen e djalit të Hendersonit”, komenti qesharak i Xhejms Milner

Feb 11, 2020 | 12:30
SHPËRNDAJE

Xhejms Milner ka bërë një koment qesharak pasi gruaja e Xhordan Hendersonit lindi 9 muaj pas triumfit sensacional ndaj Barcelonës në Ligën e Kampioneve.

Milner Origi Henderson

Gruaja e mesfushorit, Rebeka Burnet, solli në jetë fëmijën e tretë të tyre saktësisht nëntë muaj dhe një ditë pasi “të kuqtë” e arritën atë fitore 4:0 në “Anfield”, derisa ishin mposhtur 3:0 në Barcelonë.

1-9-678x381

Në një postim në “Tëitter” ku flitet për këtë gjë, Milner ka komentuar: “Asistimi i Origit”, duke respektuar bashkëlojtarin e tyre që ishte heroi i këtij takimi. Ndërkohë si për koincidencë edhe Mohamed Salah është bërë baba, fiks 9 muaj pas triumfit ndaj Barcelonës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura