Orientimi i maturantëve, oferta e “Luarasit” në Panairin e Universiteteve

Feb 19, 2020 | 9:58
SHPËRNDAJE

Kur kanë mbetur vetëm pak muaj nga përfundimi i vitit shkollor, sa vjen e bëhet më e vështirë zgjedhja e maturantëve.

Dje, në stendën e “Luarasit”, Panairi Rektori e administratori i “Luarasit”, dje me maturantët i Këshillimit të Karrierës 2020
Dje, në stendën e “Luarasit”, Panairi

Për t’iu ardhur në ndihmë atyre, për të disatin vit zhvillohet Panairi i Këshillimit të Karrierës, ku marrin pjesë universitete të shumta publike e private, midis të cilëve edhe “Luarasi”.

Në morinë e stendave që do të presin të rinjtë dy ditët në vijim, ajo e “Luarasit” tërhoqi vëmendjen e shumë maturantëve, që kërkonin të dinin diçka më shumë mbi programet e studimit, stafin akademik, mundësitë për bursa e të tjera. Përveç pedagogëve që asistonin çdo të ri me pikëpyetjet që kishin, i pranishëm në panair ishte edhe rektori, prof. dr. Ethem Ruka, që zbuloi edhe një ofertë që çdo maturant nuk do të mund t’i rezistonte.2

“Deri tani interesi ka qenë i lartë për stendën e ‘Luarasit’, ka shumë maturantë që kanë treguar interes, kanë marrë informacione dhe jam i bindur që do ta zgjedhin ‘Luarasin’ për shkollimin e tyre të lartë. Oferta e universitetit për vitin akademik 2020-2021 është një ofertë shumë e mirë, me tarifa pothuajse që do të merren me gjysmën e çmimit deri në 31 maj të këtij viti. Te ‘Luarasi’ ka shumë të interesuar që kanë ardhur nga shkolla të mesme të Shqipërisë dhe secili është i lirë të pararegjistrohet në universitetin tonë. Të interesuarit duhet të nxitojnë të regjistrohen sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të përfitojnë nga oferta jonë akademike”.1

PËRSE “LUARASI”?!

Akreditimi maksimal që i kanë dhënë ekspertët britanikë Universitetit “Luarasi” është treguesi i parë, matës i cilësisë reale të këtij universiteti, që përkthehet në arsye për t’i besuar të ardhmen. Kjo, për rektorin Ruka, nuk është e vetmja vulë kredibiliteti, por edhe punësimi i të diplomuarve të “Luarasit”. Faktet tregojnë se 80% e tyre kanë gjetur punë brenda vitit të parë pas përfundimit të studimeve.

“Ka shumë arsye për të cilat maturantët duhet të zgjedhin Universitetin ‘Luarasi’. Së pari, sepse është një nga universitetet më të mira në Shqipëri, është një universitet i akredituar me 6 vite, ka besueshmëri absolute në publikun shqiptar, është universitet që ka infrastrukturë të shkëlqyer e me një trupë akademike të përsosur. Diploma e ‘Luarasit’ është një diplomë që ka shumë vlerë në treg. Gati 80% e studentëve që diplomohen në këtë universitet, arrijnë të punësohen dhe ky është një tregues me të vërtetë i rëndësishëm”.

Dekani i Fakultetit Ekonomik, Mateo Spaho, zbulon të tjera benefite të studimeve në “Luaras”. Duke qenë pjesë e një grupi të madh, studentët që prodhon “Luarasi” janë të parët që jo vetëm praktikohen pranë kompanive të “Hysenbelliu Group”, por edhe punësohen. Veç kësaj, maturantët ekselentë, ata në nevojë dhe të rinjtë me talente të veçanta mund të përfitojnë bursa te “Luarasi” gjatë vitit akademik 2020- 2021. “Universiteti ‘Luarasi’ është pjesë e një grupi të madh ndërmarrjesh, ‘Hysenbelliu Grup’ me 18 ndërmarrje, ku studentët mund të kryejnë praktikat e tyre të punës dhe të kuptojnë se çfarë ka nevojë realisht tregu. Universiteti ‘Luarasi’ ofron edhe bursa për studentët ekselentë, studentët me talente të veçanta dhe për studentët në nevojë, të cilët janë të mirëpritur në universitetin tonë. Deri në fund të muajit maj, ‘Luarasi’ ka një ofertë speciale, një ulje me 40% të tarifave bazë dhe natyrisht, ftojmë të gjithë studentët dhe maturantët e interesuar të përfitojnë nga ofertat e universitetit”.

“Luarasi” ofron programe studimi në tri fakultete, përkatësisht në Drejtësi, Ekonomik dhe Teknologji Informacioni e Inovacioni. Edukimi elitar, aplikimi i standarteve europiane dhe besueshmëria janë bashkëudhëtarët më të mirë në 17 vite rrugëtim akademik të Universitetit “Luarasi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura