Ori Nebiaj flet për raportin me Isli Islamin: Ai nuk është thjesht një koleg, por…

Dec 6, 2019 | 12:13
SHPËRNDAJE

Moderatorët e njohur Ori Nebiaj dhe Isli Islami kanë prej vitesh një marrëdhënie shumë speciale me njëri tjetrin.

Aq të afërt duken sa nuk kanë munguar as thashethemet se mes tyre mund të ketë diçka më shumë se miqësi.

Megjithatë ata kanë treguar se raporti i tyre është vetëm miqësor. Në një intervistë për revistën ‘Class’, Ori është shprehur se është shumë vështirë që të gjesh një mik si Isli.

“Isli nuk ka të meta si koleg, nuk ka të meta si profesionist, eksperienca e tij në media është mbi 11 vite. Gjithnjë i kujdesshëm dhe i saktë. Një djalë fantastik, që të bëhet menjëherë shok”, është shprehur moderatorja.

Miqësia e tyre është aq e fortë sa Ori mendon se vendin e tij nuk mund ta zerë njeri.

“Është Isli… shumë vende bosh, e pastaj kushdo tjetër. Siç thashë ai nuk është thjesht koleg, por është ndër ata miq që rrallë të vijnë në jetë”, u shpreh ajo.



NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura